BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Bi-Bi-Si: Tramp gjoja i ofroi falje Asanzhit me kusht

Presidenti amerikan, Donald Tramp i ka ofruar falje Julian Asanzh nëse ai thotë se Rusia nuk ishte e përfshirë në skadimin e postës elektronike gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, deklaroi një dëshmitar në një seancë gjyqësore në Londër. Në seancë u bisedua për ekstradimin e themeluesit të Uikiliks në SHBA për javën e ardhshme.

Londër, 20 shkurt (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp i ka ofruar falje Julian Asanzh nëse ai thotë se Rusia nuk ishte e përfshirë në skadimin e postës elektronike gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, deklaroi një dëshmitar në një seancë gjyqësore në Londër. Në seancë u bisedua për ekstradimin e themeluesit të Uikiliks në SHBA për javën e ardhshme.

Avokati i Asanzh, Eduard Ficxherald, u thirr para Gjykatës në Uestminster për deklaratë prej dëshmitari, një ish-kongresist republikan amerikan, Dene Rohrabaher, i cili e vizitoi Asanzhin në viti 2017 në Ambasadën e Ekuadorit, duke deklaruar se presidenti e ka dërguar atë t’i ofrojë falje.

Kusht për falje është, sipas deklaratës së Rohrabaherit, që Asanzhi të pajtohet me pretendimin e SHBA-së që Rusia nuk ishte e përfshirë në skadimin e postës elektronike që ia dëmtoi fushatën presidenciale kandidates demokrate, Hillari Klinton.

Sipas Bi-Bi-SI, gjykatësja Vanesa Bareter vendosi që dëshmia ishte e pranueshme, ndërsa Shtëpia e Bardhë pretendoi se ky është “një trillim i plotë dhe një gënjeshtër”. ls/ shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close