
Londër, 2 korrik 2020 (MIA) – Bi-Bi-Si sot tregoi se pezullon 450 vende pune në filialen e saj në Angli me qëllim që t’i zvogëlojë shpenzimet dhe t’i ristrukturojë redaksitë e saj lokale.
Sipas sindikatës kryesore britanike të gazetarëve, këto pezullime të të punësuarve do të kenë ndikim serioz mbi mbulimin e lajmeve lokale.
Pezullimi i 450 vendeve të punës prej gjithsej 3.000 në filialen e Bi-Bi-Si në Angli do të sjellë deri te kursimi prej 25 milion stërlina deri në fund të muajit Mars të vitit 2022.
Në Qershor, Bi-Bi-Si tregoi se pezullon 150 vende pune në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore, me çka numri i tërësishëm arriti 600 vende pune të pezulluara.
Sipas ristrukturimit të pezulluar, rrjeti i radiostacioneve lokale dhe televizionit rajonal të filiales së Bi-Bi-Si në Angli do të durojnë ndryshime të dukshme. sa/