BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Bi-Bi-Si: Britania e Madhe më rëndë e goditur nga Kovid-19 prej grupit G-7

Britania e Madhe është ndër vendet më të goditura në grupin G-7, sipas analizës së Bi-Bi-Si, pas valës së parë të pandemisë së koronavirusit.

Londër, 30 qershor 2020 (MIA) – Britania e Madhe është ndër vendet më të goditura në grupin G-7, sipas analizës së Bi-Bi-Si, pas valës së parë të pandemisë së koronavirusit.

Analiza tregon se Britania e Madhe kishte kaluar më keq në të gjithë Evropën, madje edhe më keq se Spanja. Analiza krahasoi 11 javë për secilin shtet anëtar të G-7, derisa pandemia arriti kulmin. Gjithashtu, kur analizoi rastet e vdekjes së koronavirusit, Britania e Madhe e përjetoi më keq, madje edhe më keq se SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Kanada dhe Japonia.

Sipas të tre faktorëve matës të vendeve të G-7, rastet e vdekjes së regjistruar nga Kovid-19 në 100.000 persona, raste të vdekjeve të tepërta për 100.000 persona dhe raste të vdekjeve të tepërta në krahasim me nivelin e zakonshëm të vdekshmërisë – Britania e Madhe u godit më rëndë. Nga vendet e G-7, Gjermania, Kanada dhe Japonia kishin vdekshmëri relativisht të ulët nga koronavirusi.

Britania e Madhe regjistroi 65 raste të vdekjes nga Kovid-19 në 100.000 persona në krahasim me 58 në Itali, 44 në Francë dhe 38 në SHBA.

Duke përdorur statistikat mbi “rastet e vdekjeve të tepërta”, numri i vdekjeve mbi mesataren e 100.000 persona në Britani të Madhe është 97 më shumë se mesatarja, në Itali 75, e ndjekur nga Franca, pak përpara SHBA-së. Kanadaja, Gjermania dhe Japonia kanë relativisht më pak numër të “rasteve të vdekjeve të tepërta”.

Përqindja e rasteve të vdekjeve të tepërta në krahasim me vdekjet e zakonshme që ndihmojnë në llogaritjen e diferencave të moshës në popullatë tregon se Britania e Madhe kishte 52 për qind, Italia 35 për qind dhe Franca 24 për qind para SHBA-së.

Të gjitha metodat tregojnë në kryesisht të njëjtën pasqyrë – Britania e Madhe është më e goditur, megjithëse shifrat për SHBA-në mund të ndryshojnë nëse rastet fillojnë përsëri të rriten. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close