0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikë

Bexheti: Oferta jonë, Lëvizja Besa e konsideronte për joserioze dhe fyese

Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët në pyetjen e gazetarëve theksoi se ata si subjekt politik kanë qenë të interesuar për koalicion tripartiak, por Lëvizja Besa ofertën e ka konsideruar për joserioze, madje dhe, siç tha, fyese.

Shkup, 17 shkurt 2020 (MIA) – Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët në pyetjen e gazetarëve theksoi se ata si subjekt politik kanë qenë të interesuar për koalicion tripartiak, por Lëvizja Besa ofertën e ka konsideruar për joserioze, madje dhe, siç tha, fyese.

“Ne, si subjekt politik ishim të interesuar për koalicion tripartiak, por megjithatë Lëvizja Besa deri më tani e refuzonte ofertën tonë, e cila ishte serioze, ambicioze. Ajo ofertë pati për qëllim ta ndryshojë gjendjen në bllokun politik shqiptar, por megjithatë kjo nuk varej vetëm nga ne”, tha Bexheti.

Ne maksimalisht ishim korrektë, theksoi ai, për shkak se deshëm t’i afrojmë të gjithë në një shtyllë e cila do të udhëhiqej nga Aleanca për Shqiptarët.

“Duke u bashkuar në një shtyllë deshëm ta mposhtim BDI-në  dhe të sjellim ndryshim politik në skenën politike shqiptare. Do të vazhdojmë të krijojmë koalicione të zgjeruara edhe me sektorin publik, sepse gjithmonë jemi të interesuar të gjithë shqiptarët të cilët duan të bëjnë ndryshime të jenë pjesë e kësaj shtylle”, potencoi Bexheti.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close