0_Sport,PortalFutboll

Betis me ofertë deri tek David Silva

Futbollisti i Mançester Sitit, David Silva mund ta vazhdojë karrierën e tij në Betis, njoftojnë mediat angleze.

Sevijle, 7 prill 2020 (MIA) – Futbollisti i Mançester Sitit, David Silva mund ta vazhdojë karrierën e tij në Betis, njoftojnë mediat angleze.

Sipas “Dejli Star”, futbollisti 34 vjeçar gjatë verës do të transferohet në klubin spanjoll.

Kontrata e Silvas me “qytetarët” është e vlefshme deri në verën e vitit 2020. Betis është i gatshëm t’i ofrojë kontratë lojtarit të ekipit kombëtar spanjoll për dy vjet.

Në sezonin aktual, Silva luajti në 28 ndeshje për Mançester Siti, shënoi tre gola dheka pasur tetë asistime. Mesfushori luan për ekipin anglez që nga viti 2010. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close