Shoqëri

Betim solemn i 53 vullnetarëve të rinj amerikanë në vend

Pesëdhjetë e tre vullnetarë amerikanë të Korpusit paqësor sot në Shkup do të japin betim solemn dhe do ta fillojnë shërbimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Pesëdhjetë e tre vullnetarë amerikanë të Korpusit paqësor sot në Shkup do të japin betim solemn dhe do ta fillojnë shërbimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vullnetarët e rinj, siç paralajmëron Korpusi paqësor, do të kyçen në grupin e më shumë se 800 vullnetarëve, të cilët deri më tani kanë shërbyer në vend.

Në komunikatën e Korpusit paqësor theksohet se ky është grupi i 24-të i vullnetarëve që do të jetojnë dhe punojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga hapja e zyrës në vend në vitin 1996. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close