0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiIntervistëMakedonija.Slajder

Besimi për MIA: Zgjidhje inovative për konsolidimin fiskal dhe financimin e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike

Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike duhet t'i japë përgjigje situatës së re të shkaktuar nga kriza e kovidit. Qëllimi është të rrisim investimet e përgjithshme në ekonomi, rimëkëmbje dhe përshpejtim të rritjes, e me këtë rast të qëndrojmë në planin e konsolidimit fiskal përmes formave të reja të financimit që do të aktivizojnë edhe kapitalin privat. Mbështetje kemi edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare që në fakt nxisin burime dhe instrumente të reja financiarë në mënyrë që të ruhet stabiliteti i borxhit publik.

Shkup, 10 prill 2021 (MIA) – Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike duhet t’i japë përgjigje situatës së re të shkaktuar nga kriza e kovidit. Qëllimi është të rrisim investimet e përgjithshme në ekonomi, rimëkëmbje dhe përshpejtim të rritjes, e me këtë rast të qëndrojmë në planin e konsolidimit fiskal përmes formave të reja të financimit që do të aktivizojnë edhe kapitalin privat. Mbështetje kemi edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare që në fakt nxisin burime dhe instrumente të reja financiarë në mënyrë që të ruhet stabiliteti i borxhit publik.

Këtë në një intervistën për MIA-n e theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili shprehet se poenta kryesore e planit është që përmes krijimit dhe përdorurimit të mekanizmave, instrumenteve, fondeve dhe burimeve të reja të financimit, të krijohet efekti multiplikativ, respektivisht krahas investimeve të planifikuara publike në vlerë prej katër miliardë euro për periudhën e viteve 2021-2025, të mobilizohen disa herë më shumë mjete dhe investime nga sektori privat.

“Me këtë, vlerëson ai, do të rriten disa herë investimet e përgjithshme në ekonomi dhe do të kontribuohet në përshpejtimin plotësues të rritjes së produktit të brendshëm bruto dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Plani do të mbështesë veçanërisht projekte ekologjike dhe klimatike, inovacionet, si dhe iniciativat për shoqëri më të drejtë.

Në intervistën, ai flet edhe për realizimin e investimeve kapitale pas përfundimit të tremujorit të parë dhe ndikimin e mekanizmave të ri KAPEF, sipas të cilëve shpërblehen atoa që bëjnë realizim më të madh, ndërsa është parashikuar dënim për ata që nuk do t’i realizojnë investimet.

“Sivjet, për herë të parë në Ligjin për realizimin e buxhetit, kemi mekanizëm që matë realizimin e projekteve kapitale dhe parasheh aktivitete korrigjuese. Mekanizmi KAPEF do të vëzhgojë investimet kapitale sipas shfrytëzuesve buxhetorë dhe ndëshkon ata që kanë dështime, në atë mënyrë që u merren mjetet që nuk i kanë përdorur. Sipas këtij mekanizmi, janë përcaktuar pragjet prej 15 për qind për tremujorin e parë, 40 për qind për të dytin dhe 65 për qind deri në tremujorin e tretë për realizimin e shpenzimeve kapitale të planifikuara për shfrytëzuesit buxhetor. Atyre shfrytëzuesve buxhetor që janë nën këto pragje, mjetet u rezervohen dhe ata nuk do të mund t’i përdorin të njëjtat”, thekson ministri i Financave.

Sipas Besimit, shikuar nga aspekti i realizimit të shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë të vitit 2021, ky mekanizëm jep rezultate. Realizimi i shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë, siç bëri të ditur, është 16.6 për qind ose 1.6 pikë procentuale më shumë sesa pragu që është dhënë me KAPEF-in.

Në intervistën flet për rezultatet ekonomike dhe bën të ditur se sipas tendencave ekonomike në tremujorin e parë, gjendemi në skenarin themelorë,respektivisht pritjet janë që viti 2021 të jetë vit i rimëkëmbjes dhe rikthimit në shtegun e rritjes ekonomike.

Ministri i Financave paralajmëron se gjatë javës së ardhshme, si pjesë e reformës tatimore, do të prezantohet Kalendari i rregullativës tatimore, që është vegël e re për transparencë dhe parashikueshmëri, përmes të cilës opinioni do të ketë pasqyrë se cilat ndryshime ligjore apo ligje të reja do të miratohen gjatë vitit në pjesën e rregullativës tatimore.

“Fillojmë procesin e krijimit të parashikueshmërisë më të madhe, në mënyrë që të gjitha ndryshimet në rregullativën tatimore do të zbatohen nga 1 janari ose 1 qershori, në mënyrë që të kemi së paku gjashtë muaj nga miratimi i ligjit nga Qeveria deri në zbatimin e tij”, theksoi ministri Besimi.

Takimet pranverore mbaruan, çfarë përmban Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike që e prezantuat dhe prej kur mund të pritet të vihet në funksion?

Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike duhet t’i japë përgjigje situatës së re të shkaktuar nga kriza e kovidit. Me fjalë të tjera, si rezultat i krizës në pothuajse të gjitha ekonomitë në botë ka ardhur deri te thellimi i deficiteve buxhetore dhe rritje të borxhit. Tani, kur duhet të përqendrohen në rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, hapësira fiskale te të gjitha ata është i kufizuar dhe duhet gjetur mënyra të reja të financimit, respektivisht të multiplikohet kapitali dhe të vihet në funksion të investimeve dhe nxitjes së aktivitetit ekonomik.

Plani ynë për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike është në atë drejtim. Kemi për qëllim të rrisim investimet e përgjithshme në ekonomi, rimëkëmbje dhe përshpejtim të rritjes, e me këtë rast të qëndrojmë në planin e konsolidimit fiskal përmes formave të reja të financimit që do të aktivizojnë edhe kapitalin privat.

Poenta kryesore e planit është që përmes krijimit dhe përdorurimit të mekanizmave, instrumenteve, fondeve dhe burimeve të reja të financimit, të krijohet efekti multiplikativ, respektivisht krahas investimeve të planifikuara publike në vlerë prej katër miliardë euro për periudhën e viteve 2021-2025, të mobilizohen disa herë më shumë mjete dhe investime nga sektori privat. Me këtë do të rriten disa herë investimet e përgjithshme në ekonomi dhe do të kontribuohet në përshpejtimin plotësues të rritjes së produktit të brendshëm bruto dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Plani do të mbështesë veçanërisht projekte ekologjike dhe klimatike, inovacionet, si dhe iniciativat për shoqëri më të drejtë.

Është planifikuar të krijohen fonde zhvillimore, fonde mbështetëse të inovacionit, fond garancie, fonde kapitali, fond për kapital të rrezikshëm (venture) dhe instrumente të ngjashme për të mbështetur kompanitë e eksportit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjet sociale. Planifikohen partneritete publike-private, koncesione dhe instrumente të tjerë për financimin e projekteve kapitale publike, por edhe të sektori privat. Këto do të jenë projekte që janë përmendur në kudër të Komitetit Kombëtar të Investimeve (KKI), si dhe projekte të reja që mund të rezultojnë si iniciativa të sektorit publik ose privat.

Për planin diskutuam me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së në Takimet pranverore dhe hasëm në mbështetjen e tyre, në fakt institucionet financiare ndërkombëtare nxisin burime dhe instrumente të reja financiare në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të borxhit publik. Pas përpunimit të hollësishëm të instrumenteve dhe prezantimit dhe diskutimit publik, plani mund të fillojë të zbatohet.

E rrumbullakuam tremujorin e parë të këtij viti, në të cilin ishte paralajmëruar ndryshim rreth investimeve kapitale dhe realizimit të tyre nga shfrytëzuesit buxhetor. A i keni të dhënat për tre muajt e parë se cilat prej institucioneve e kanë realizuar atë që është planifikuar, e cilat jo dhe sipas metodologjisë së miratuar, cilave do t’u merren mjetet, e cilat do të shpërblehen?

“Sivjet, për herë të parë në Ligjin për realizimin e buxhetit, kemi mekanizëm që matë realizimin e projekteve kapitale dhe parashikon aktivitete korrigjuese. Mekanizmi KAPEF vëzhgon investimet kapitale sipas shfrytëzuesve buxhetorë dhe ndëshkon ata që kanë dështime, në atë mënyrë që u merren mjetet që nuk i kanë shfrytëzuar. Sipas këtij mekanizmi, janë përcaktuar pragjet prej 15 për qind për tremujorin e parë, 40 për qind për të dytin dhe 65 për qind deri në tremujorin e tretë për realizimin e shpenzimeve kapitale të planifikuara për shfrytëzues buxhetor. Atyre shfrytëzuesve buxhetor që janë nën këto pragje, mjetet u rezervohen dhe ata nuk do të mund t’i shfrytëzojnë të njëjtat.

Shikuar nga aspekti i realizimit të shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë të vitit 2021, ky mekanizëm jep rezultate. Realizimi i shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë, siç bëri të ditur, është 16.6 për qind ose 1.6 pikë procentuale më shumë sesa pragu që është dhënë me KAPEF-in. Shpenzimet kapitale shënojnë përqindje të rritjes krahasuar me vitin 2020 prej 97.9 për qind ose rreth 2 miliardë denarë më të larta edhe me 2019 prej 146.4 për qind ose rreth 2.4 miliardë denarë më të larta. Nëse shohim realizimin e shpenzimeve kapitale vetëm në buxhetin themelor, përkatësisht ministritë dhe institucionet, kjo përqindje është edhe më e lartë dhe arrin 24 për qind të projeksionit.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Financave mund të kontrollohet realizimi i shpenzimeve kapitale për shfrytëzues buxhetor, përmes veglës për transparencë, ku këto të dhëna publikohen në nivel mujor. Në tremujorin e parë, për shembull, kemi shfrytëzues buxhetor që ka realizuar deri në 88 për qind të shpenzimeve të planifikuara kapitale, si dhe më shumë shfrytëzuesve buxhetorë me mbi dhe rreth 40 për qind dhe 30 për qind realizim. Ka edhe shfrytëzues buxhetor që nuk kanë realizuar asgjë nga shpenzimet e planifikuara kapitale. Mjetet që nuk i kanë realizuar tashmë u janë të rezervuara për ta dhe nëse vazhdojnë me realizim të dobët ato do t’u merren dhe orientohet drejt pozicioneve më produktive buxhetore, por nëse i realizojnë ato me dinamikë të përshpejtuar në tremujorin e ardhshëm, mjetet e rezervuara do t’u lirohen institucioneve të njëjta për realizimin e tyre.

Si është situata në ekonominë e Maqedonisë, a ka mundësi për t’i bërë ballë goditjes së krizës?

Që nga fillimi i vitit, vërehen rezultate pozitive ekonomike edhe globalisht, edhe te ne. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përmirësuar projeksionin për rritjen globale për 0,5 pikë procentuale në raport me janarin dhe pret që ai të arrijë gjashtë për qind në vitin 2021. Edhe ministrat e financave dhe ekonomisë edhe guvernatorët e bankave qendrore në vendet e G20 kanë konstatuar përmirësime të rezultateve në ekonominë globale.

Lëvizje pozitive kemi edhe te ne në vendin tonë në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo mund të shihet më së miri përmes anës së të ardhurave të buxhetit në tremujorin e parë, ku kemi rritje të të ardhurave prej 4,4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, respektivisht të ardhura më të larta edhe para fillimit të krizës së kovidit.

Në dy muajt e parë, eksporti i mallrave regjistroi rritje nominale prej 9,8 për qind në bazë vjetore, me çka me dinamikë të intensifikuar vazhduan trendet pozitive në këtë segment. Importi i mallrave regjistroi rritje nominale prej 4,4 për qind, gjë që kontribuoi në uljen e deficitit tregtar për 11 për qind. Kreditimi gjithashtu u rrit me 4.4 përqind të rritjes së gjithsej kredive në shkurt, me rritjen e kredive të familjeve me 7.1 përqind dhe rritjen e kredive për ndërmarrjet me 1.4 përqind. Potenciali i përgjithshëm i depozitave në shkurt arriti rritje vjetore prej 7,1 për qind.

Në përputhje me zhvillimet dhe pritjet e fundit makroekonomike dhe fiskale në raport me mjedisin ekonomik ndërkombëtar, ekonomia vendore parashikohet të kthehet në shtegun e rritjes ekonomike dhe të tejkalojë tronditjet e shkaktuara nga pandemia. Prandaj, parashikohet që rimëkëmbja e kërkesës së jashtme, që ndikon fuqishëm në eksportin tonë, si dhe rritja e konsumit të brendshëm, e mbështetur nga masa ekonomike antikrizë, do të jenë boshtet lëvizëse të rritjes ekonomike.

Pasiguria dhe sfida sigurisht që ekzistojnë dhe ato lidhen me valën e re të krizës shëndetësore, respektivisht ndikimin që do ta ketë në partnerët tanë tregtarë dhe aktivitetin ekonomik në sektorë të caktuar.

Në raport me krizën, ja mbërritën vaksinat në vend, filloi imunizimi masiv, në cilin skenar mbetemi dhe nëse ajo që u realizua në tremujorin e parë shpie drejt asaj se ne do të realizojmë rritjen e projektuar të PBB-së këtë vit?

Në përputhje me skenarit themelor ose më realist, sivjet presim rritje ekonomike prej 4,1 për qind. Pritjet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Bankës Popullore janë afër projeksioneve të Qqeverisë, me rritje të projektuar prej 3.8 për qind për sivjet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe 3.9 përqind nga Banka Popullore.

Ky projeksion është bërë në bazë të supozimeve se një proces më intensiv i imunizimit të popullsisë do të fillojë në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas skenarit themelor, pritet që nga mesi i vitit të fillojë të rritet besimi i investitorëve dhe konsumatorëve, gjë që do të rezultojë në rimëkëmbjen e investimeve dhe konsumit privat.

Sipas pasqyrës së fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar nga prilli i vitit 2021, rritja ekonomike në eurozonë është projektuar në 4,4 për qind për vitin2021, që është një revizion në rritje në raport me projeksionet e janarit. Me rimëkëmbjen e partnerëve tanë tregtarë, do të rritet edhe kërkesa e jashtme.

Sigurisht, ekzistojnë rreziqe që kanë të bëjnë me krizën shëndetësore, respektivisht prolongimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi korona. Kjo do të rezultonte me masa kufizuese, pasoja mbi zinxhirët global të furnizimit dhe kërkesën e jashtme, pritjet e përkeqësuara të subjekteve afariste dhe amvisërive, si dhe uljen e hyrjes së investimeve dhe remitencave nga shtetet e huaja.

Në kushte të materializimit të rreziqeve që kanë të bëjnë me rrethimin ndërkombëtar, respektivisht përgjysmimin e rritjes së kërkesës së jashtme, rimëkëmbja e ekonomisë vendore mund të ngadalësohet, por megjithatë ne do ta mbyllnim vitin me një normë pozitive të rritjes ekonomike.

Në përputhje me tendencat ekonomike në tremujorin e parë, gjendemi në skenarin themelorë, respektivisht pritjet janë që viti 2021 të jetë vit i rimëkëmbjes dhe rikthimit në shtegun e rritjes ekonomike.

Si është realizimi i të ardhurave në buxhetin, mjetet që duhej të siguroheshin përmes bonos evropiane janë tashmë këtu, a ka diçka që befason në këtë momentin dhe që duhet të ndryshohet?

Të ardhurat në buxhetin janë më të mira edhe në raport me periudhën para krizës. Në tremujorin e parë të vitit 2021, të ardhurat e përgjithshme janë tejkaluar për 4,4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, kur ende nuk kishte filluar kriza e kovidit.

Të ardhurat dhe kontributet tatimore janë më të larta për pesë për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, me ç’rast janë arkëtuar tatime në vlerë prej 27,8 miliardë denarë dhe janë për 6,2 për qind më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja e të ardhurave tatimore është për thuajse të gjitha llojet e tatimeve. TVSH-ja në tremujorin e parë ka arkëtim prej 13,1 miliardë denarë dhe është më i lartë për madje 11,4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Tatimi i fitimit ka arkëtim prej 3,1 miliardë denarë dhe është në nivel më të lartë për pesë për qind krahasuar me vitin e kaluar. Taksat e importit janë arkëtuar në vlerë prej 1,9 miliardë denarë dhe janë më të larta për 10,4 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Tatimi i të ardhurave personale është në nivelin pothuajse të njëjtë sikurse vitin e kaluar, me një rritje prej 0,8 për qind dhe arkëtim prej 4,4 miliardë denarë. Kontributet e importit janë arkëtuar në vlerë prej 16,3 miliardë denarë dhe janë më të larta për 3,3 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Shpenzimet realizohen rregullisht dhe në kuadër të asaj që është projektuar, me atë se duhet të përmendet se ka edhe pagesë të parakohshme mbi disa baza, siç është pagesa e parakohshme në pensione për qytetarët më të rritur në mënyrë që të mbrohet shëndeti i tyre.

Në kuadër të shpenzimeve kapitale, në tremujorin e parë, janë realizuar pothuajse katër miliardë denarë ose 16,6 për qind në raport me planin. Shpenzimet kapitale shënojnë rritje prej 97,9 për qind në krahasim me vitin 2020, ose për rreth dy miliardë denarë më të larta, ose për 2,4 miliardë denarë më të larta në krahasim me vitin 2019.

Deficiti buxhetor është në kuadër të projeksioneve, derisa në raport me vitin e kaluar për periudhën e njëjtë është më i ulët për -7,4 për qind. Përndryshe, deficiti është në nivelin prej 1 për qind të PBB-së, me ç’rast deficiti primar (me përjashtim të shlyerjes së interesave) arrin 0,7 për qind të PBB-së. Kur e miratuam buxhetin për vitin 2021, përmendëm se nga mesi i vitit do të bëhet një ribalancë, siç bëhet në fakt çdo vit, dhe atëherë do të ketë përshtatje të bilancit në përputhje me nevojat dhe situatën rrjedhëse. Tani për tani, mund të thuhet me siguri se mbushja e buxhetit shkon në përputhje me projeksionet dhe pritjet tona, ndërsa detyrimet realizohen në mënyrë të papenguar dhe me kohë.

Keni paralajmëruar masa për të lehtësuar efektet e restriksioneve për gastronomët, kur mund të priten ato dhe masat nga paketa e pestë, duke marrë parasysh se disa prej tyre tashmë i kanë tejkaluar afatet?

Edhe seti i parë edhe ai i dytë mund të priten së shpejti, është çështje ditësh dhe gjithmonë bëhen përpjekje masat të arrijnë sa më shpejtë deri te ekonomia dhe qytetarët, ndonëse jo gjithmonë mund të arrihet kjo duke marrë parasysh procedurat për ndryshimet ligjore.

Lidhur me masat për gastronomët, palestrat, qendrat sportive dhe bastoret gjatë javës së ardhshme do të shpallen masat, respektivisht modelet e dëmshpërblimit. Siç paralajmëroi edhe kryeministri, kjo do të jetë përqindje e të ardhurave të realizuara në tremujorin e parë.

Së shpejti, këto veprimtari, si dhe ekonomistët të tjerë të prekur nga kriza, si dhe qytetarët, do të jenë në gjendje të presin edhe masat nga Paketa e pestë që janë në procedurë parlamentare. Një pjesë e afateve janë shkelur, por do të bëhen përshtatje përmes amendamenteve në mënyrë që të njëjtat të shfrytëzohen. Kështu për shembull, te masa e mbështetjes financiare për pagesën e pagave, punëdhënësve do t’u jepet mundësia të aplikojnë njëherësh për të dy paga – atë të shkurtit dhe të marsit. Afati i masës për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve gjithashtu do të shtyhet deri në fund të këtij muaji.

Qëllimi është që masat të mbërrijnë te qytetarët dhe ekonomia dhe të japin efektin ekonomik dhe social për shkak të të cilit të njëjtat janë miratuar. Masat japin rezultate, siç kemi parë edhe nga realizimi i mëparshëm i katër paketave. Stimuli qeveritar kontribuoi në amortizimin e dyfishtë të rënies ekonomike vitin e kaluar, më saktësisht, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, ajo është amortizuar për 4,2 pikë procentuale, respektivisht pa masat rënia do të kishte arritur madje 8,7 për qind.

Që nga shfaqja e virusit korona, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është përkushtuar maksimalisht në përballjen me pasojat negative mbi ekonominë. Në kuadër të katër paketave që janë objekt i analizës, janë miratuar rreth 70 masa të ndryshme, me të cilat janë përfshir dhe mbështetur kompanitë dhe qytetarët e prekur nga pandemia. Shuma e masave të zbatuara, respektivisht masat që u janë vënë në dispozicion qytetarëve dhe ekonomisë është 860 milionë euro ose 82 për qind e planit të përgjithshëm për shumën e masave. Sipas paketave – paketa e parë e masave anti-krizë është zbatuar me 90,1 për qind, paketa e dytë e masave është zbatuar 100 për qind, paketa e tretë 75,4 për qind dhe paketa e katërt 72,7 për qind. Duhet të theksohet se disa nga masat nga paketa e tretë dhe e katërt janë duke u realizuar gjatë këtij viti, në mënyrë që zbatimi i përgjithshëm i masave në raport me planin të mund të rritet po madje të arrijë deri në 99 për qind të zbatimit.

Filluat diskutim me odat ekonomike për reformë të sistemit tatimor. Kur mund të pritet reforma tatimore dhe a është drejtimi në të cilin po lëvizni me bisedimet kthim të tatimimit progresiv ose ruajtje të tatimit të rafshtë?

Këtë javë kam pasur takime me përfaqësues të të gjitha odave ekonomike- Odën Ekonomike, Lidhjen e Odave Ekonomike, Odën e Maqedonisë Veriperëndimore, Këshillin e Investimeve të Huaja, Asociacionin e kompanive me prodhimtari të avancuar teknologjike, MATTO, MASIT, odat e ekonomisë dhe e-tregtisë gjermane.

Qëllimi ishte të informohen për gjendjen aktuale dhe strukturën e sistemit tatimor, ku jemi, dhe çfarë duam të arrijmë. Duam sistem tatimor që është efikas, i drejtë, transparent, modern, i thjeshtë dhe i kuptueshëm. Modeli dhe reformat do të rezutojnë nga diskutimi me palët e prekura. Pas takimit me bashkësinë e biznesit, do të realizojmë takim me opinionin akademik dhe profesional, me sektorin joqeveritar, etj. Do të kemi më shumë diskutime, nuk do të kufizohemi vetëm në këto. Është me rëndësi që të gjitha ndryshimet të miratohen përmes një procesi gjithëpërfshirës që do të sjellë përfitimin më të madh për qytetarët, ndërmarrjet dhe ekonominë në përgjithësi. Reforma duhet të fillojë sivjet.

Këtu do të doja të theksoja se në drejtim të rritjes së parashikueshmërisë në raport me rregullativën tatimore, kemi krijuar një vegël të re për transparencë dhe parashikueshmëri, Kalendarin e Rregullativës Tatimore, që gjatë javës së ardhshme do t’i prezantohet opinionit. Përmes kësaj vegle, i gjithë opinioni do të ketë pasqyrë në ndryshimet ligjore ose ligjet e reja që do të miratohen gjatë vitit në fushën e rregullativës tatimore. Gjithashtu, me këtë i jepet përgjigje kërkesës së Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për “Kalendarin tatimor”, respektivisht të jepet një grejs periudhë gjashtëmujore nga miratimi i ligjit në fushën e rregullativës tatimore, deri në fuqizimin e tij.

Me fjalë të tjera, fillojmë procesin e krijimit të parashikueshmërisë më të madhe, në mënyrë që të gjitha ndryshimet në rregullativën tatimore do të zbatohen nga 1 janari ose me përjashtim 1 qershori, në mënyrë që të kemi së paku gjashtë muaj nga miratimi i ligjit nga Qeveria deri në zbatimin e tij.

Suzi Koteva – Stoimenova

Таг
Back to top button
Close
Close