BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Berisha: Linja ajrore Prishtinë – Beograd është një hap drejt normalizimit të hapësirës ajrore kosovare

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) pranoi sot letër nga kompania ajrore Luft'hansa për hapjen e linjës ajrore midis kryeqyteteve të Kosovës dhe Serbisë, Prishtinë dhe Beograd, lajmëruan mediat kosovare.

Prishtinë, 20 janar 2020 (MIA) – Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) pranoi sot letër nga kompania ajrore Luft’hansa për hapjen e linjës ajrore midis kryeqyteteve të Kosovës dhe Serbisë, Prishtinë dhe Beograd, lajmëruan mediat kosovare.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, ceremonia e dorëzimit të letrës është mbajtur në Ambasadën  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin, në prani të ambasadorit Riçard Grenel i cili para disa muajve ishte emëruar nga presidenti amerikan Donald Tramp për ndërmjetësues të rij në negociatat kosovare-serbe.

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së Esat Berisha deklaroi se ngjarja e sotme paraqet një hap të ri përpara në përpjekjet e institucioneve të Kosovës “për normalizim të plotë të hapësirës ajrore të Kosovës dhe hapjen e korridoreve ajrore me të gjitha shtetet përreth.

“Me këtë vendoset kontakt midis të dyja autoriteteve të aviacionit civil, midis Kosovës dhe Serbisë si partnerë të barabartë”, deklaroi Berisha.

Ai i shprehu falënderim ambasadorit Grener, administratës amerikane, NATO-s dhe KFOR-it për mbështetjen në përpjekjet e Kosovës për normalizim të plotë të hapësirës ajrore të Kosovës.

Në ceremoninë në kryeqytetin e Gjermanisë mori pjesë edhe këshilltari për siguri kombëtare të presidentit Tramp, Robert O’Brajan.

Qarkullimi ajror midis Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë më shumë se 20 vjet, gjegjësisht në fund të luftës në vitin 1999. ia/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close