BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Berisha: Beogradi i ka urdhëruar Ramës që ta padis Haradinajn

Ish presidenti i Shqipërisë Sali Berisha konsideron se Beogradi i ka urdhëruar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të ngritë padi kundër kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vlerësuar se kjo përfaqëson aktin më të ri për tradhti në serinë e të cilave Rama i bëri kundër pavarësisë së Kosovës.

Prishtinë, 16 janar 2020 (MIA) – Ish presidenti i Shqipërisë Sali Berisha konsideron se Beogradi i ka urdhëruar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të ngritë padi kundër kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vlerësuar se kjo përfaqëson aktin më të ri për tradhti në serinë e të cilave Rama i bëri kundër pavarësisë së Kosovës.

Berisha në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se kjo paraqet nënçmim të madh për çdo shqiptar, për Shqipërinë dhe për Kosovën.

“Kjo padi e urdhëruar nga Beogradi është akti më i fundit në serinë e akteve të tradhtisë kombëtare që ka ndërmarrë ndaj Kosovës së pavarur, integritetit territorial, sovranitet të saj”, shkroi Berisha në Fejsbuk.

Ai shtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq qëndron pas sulmit që vjen nga Tirana.

“Vuçiq, për të zhurmuar mesazhin për drejtësi të viktimave të barbarisë serbe në Reçak, urdhëroi që me urgjencë të dorëzonte dhe njoftonte padinë e turpit dhe tradhtisë kombëtare në Prishtinë kundër kryeministrit të Kosovës! Miq, çdo orë që kalon duke mbajtur këtë tradhtar në krye të narko-qeverisë është një poshtërim i madh për çdo shqiptar që e ndjen vetën si i tillë, për Shqipërinë dhe Kosovën”, transmeton Kosova online. bs/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close