0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Benzina dhe diseli lirohen për 0,50 denarë

Çmimet me pakicë të benzinës prej sonte në mesnatë do të ulen për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i njëjtë, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë KRRE.

Shkup, 17 gusht 2020 (MIA) – Çmimet me pakicë të benzinës prej sonte në mesnatë do të ulen për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i njëjtë, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë KRRE.

Sipas KRE, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 59,50 denarë për litër, i EUROSUPER BS-98 për  61,50 denarë, dhe EURODISEL 52 denarë.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri edhe mëtej do të shitet për 52 denarë për litër.

Rritja do të ketë vetëm në çmimin me pakicë të mazutit, për 0,244 denarë, i cili prej sonte në mesnatë do të jetë 25,365 denarë për kilogramë. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close