EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Belgjikë: Tetëdhjetë e pesë raste të reja të të sëmurëve nga koronavirusi, tre të vdekur

- Ministria belge e Shëndetësisë sot konfirmoi 85 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Bruksel, 12 mars 2020 (MIA) – Ministria belge e Shëndetësisë sot konfirmoi 85 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara u rrit në 399, me atë që testohen vetëm të sëmurët rëndë dhe të kthyer nga rajone të rrezikuara, numri real mund të jetë më i madh.

Nga rastet e reja pozitive, tre gjenden në kryeqytetin, Bruksel.

Tre persona kanë humbur jetën dje nga koronavirusi, bëri të ditur ministria.

Tridhjetë e gjashtë raste të infeksionit janë konfirmuar në një shtëpi për kujdes të personave të moshuar, shtëpia tani është e mbyllur për vizita, ndërsa të sëmurët janë në izolim. fc/

Back to top button
Close
Close