EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Belgjikë: Numri i të infektuarve në 12 ditë po rritet dyfish

Numri i personave të infektuar nga Kovid-19 në Belgjikë dyfish po rritet çdo 12 ditë sipas Institutit për shëndet publik, njofoti korrespodentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 16 shtator 2020 (MIA) – Numri i personave të infektuar nga Kovid-19 në Belgjikë dyfish po rritet çdo 12 ditë sipas Institutit për shëndet publik, njofoti korrespodentja e MIA-s nga Brukseli.

Mes 6 dhe 12 shtatorit janë zbuluar 779 raste të reja të koronavirusit në ditë në Belgjikë, që paraqet rritje për 52 për qind në krahasim me shtatë ditët paraprake, deklaruan nga Instituti për shëndet publik të Belgjikës.

“Numri i infektimeve po dyfishohet çdo 12 ditë, respektivisht më pak se dy javë”, deklaroi zëdhënësi i Institutit, Iv Van Latem dhe bëri thirrje për kujdes më të madh.

Edhe pse të gjitha moshat janë goditur, të rinjtë  e moshës 20-vjeçare mbeten në kulm.

Sipas ndarjes gjeografike, më i goditur është kryeqyteti Bruksel, me 166 raste të reja të infektimit në ditë javën e kaluar, që paraqet rritje për 24 për qind në krahasim me javën paraprake, por më së shpejti rritet numri i rasteve të reja të infektimit në pjesën veriore të vendit, në Flandrinë Lindore për një javë numri është rritur për 111 për qind.

Nga fillimi i epidemisë, në Belgjikë kanë vdekur 9.930 persona nga Kovid-19. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close