EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Belgjika shënon Ditën e pavarësisë

Dita e Pavarësisë së Belgjikës sot në vend të paradave të zakonshme ushtarake do të shënohet duke bërë homazhe për viktimat nga Kovid-19 dhe për punonjësit shëndetësorë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 21 korrik 2020 (MIA) – Dita e Pavarësisë së Belgjikës sot në vend të paradave të zakonshme ushtarake do të shënohet duke bërë homazhe për viktimat nga Kovid-19 dhe për punonjësit shëndetësorë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Të gjitha festimet e zakonshme janë anuluar, përfshirë “ballon” popullore në sheshe, fishekzjarrët dhe ahengje përreth Pallatit Mbretëror në Bruksel.

Përkujtimi filloi në orën 10 të mëngjesit të sotëm me një minutë heshtje për të gjithë viktimat e koronavirusit i cili ka marrë më shumë se 9,000 jetë deri tani në Belgjikë.

Mbreti Filipi II do t’i drejtohet dyqind njerëzve këtë pasdite, për dallim nga dy mijë mysafirët e zakonshëm.

Në vend të paradës tradicionale ushtarake është planifikuar një paradë e vogël e disa automjeteve historike nga Brigada Piron, e cila mori pjesë në çlirimin e Belgjikës në Luftën e Dytë Botërore, me çka do të shënohet 75 vjetori i përfundimit të kësaj lufte në Evropë. Familja mbretërore parashikoi këtë vit që “heronjtë” e paradës të ishin tre ish-luftëtarë dhe tre punonjës shëndetësorë të cilët duhet të jenë një “simbol i shkëmbimit ndërgjenerues” midis “heronjve ushtarakë dhe modernë”, shkruajnë mediat. tm/ls/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close