EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Belgjika para epidemisë me Kovid-19 ka shkatërruar miliona maska mbrojtëse

- Ministrja belge e Shëndetësisë, Magi de Bllok deklaroi se në vend janë shkatërruar miliona maska mbrojtëse, të cilave iu kishte kaluar afati i përdorimit.

Bruksel, 24 mars (MIA) – Ministrja belge e Shëndetësisë, Magi de Bllok deklaroi se në vend janë shkatërruar miliona maska mbrojtëse, të cilave iu kishte kaluar afati i përdorimit.

Ajo shtoi se maskat ishin ruajtur në një depo ushtarake në kushte joadekuate dhe nuk ishin për përdorim. De Bllok theksoi edhe se autoritetet me qëllim nuk i kishin ruajtur rezervat me maska me qëllim që të kursehen para.

Autoritetet shëndetësore belge përgatisin regjim të ri, gjatë së cilit rezervat me maska vazhdimisht rinovohen, ndërsa maskat afati i përdorimit të së cilave skadon, do të dërgohen deri te spitalet dhe deri te rrjeti tregtar.

De Bllok theksoi se Belgjika me popullsi prej 11,5 milionë persona, në fillim të marsit ka poseduar rreth 100.000 maska. Prej atëherë ishin siguruar disa dërgesa, por maskat ishin me mbrojtje më të dobët.

Sipas medieve belge, maskat ishin blerë në vitin 2009 si përgjigje për gripin Х1Н1. Në barnatoret dhe shitoret në Belgjikë tashmë dy javë mungojnë sapuni dhe preparate të tjera. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close