EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Belgjika i vë fund vërtetimeve për virgjëri të grave

Pas rekomandimit të Organizatës botërore e shëndetësisë (OBSH) të lëshuar në tetor të vitit 2018, Belgjika përfundimisht u vëri fund testeve dhe vërtetimeve për virgjëri të grave.

Bruksel, 25 shkurt 2019 (MIA) – Pas rekomandimit të Organizatës botërore e shëndetësisë (OBSH) të lëshuar në tetor të vitit 2018, Belgjika përfundimisht u vëri fund testeve dhe vërtetimeve për virgjëri të grave.

testet për virgjëri tradicionalisht praktikohen në disa vende të botës, mes tyre Maroko, Afganistani, Afrika e Jugut, Libia, por edhe Irlanda e Veriut dhe Britania e Madhe janë vende ku ajo praktikë eksziston që moti. Belgjika, Kanadaja, Holanda, Spanja dhe Suedia, edhe pse nuk kanë traditë të tillë, shënojnë rritje të kërkesave për vërtetime të tilla në 100 vitet e fundit, si rezultat i trendeve të globalizimit, konsideron OBSH, e cila kërkon që t’u vihet fundi.

Këshilli nacional mjekësor i Belgjikës vendosi më 16 shkurt se mjekët në vend duhet të ndërpresin këtë praktikë dhe se nuk ekziston kurfarë arsyetimi që të kërkohet vërtetim për virgjëri.

“Nuk ka kurfarë kuptimi mjekësor apo shkencor që të praktikohet ky test, me atë rast bëhet fjalë për teste të cilat më shpesh i kërkon personi i tretë, ndërsa nga pikëpamja etike konsiderojmë se çdo person lirshëm disponon me trupin e vet dhe të drejtën çka dëshiron nga seksualiteti i vet”, sqaron gjinekologu Martin Kaje.

Sipas këshillit nacional mjekësor belg, testet për virgjëri mund të perceptohen si agresion ndaj grave dhe nënkuptojnë diskriminim në raport me burrat, për të cilët nuk ekzistojnë hulumtime të ngjashme.

“Bëhet fjalë për test të padobishëm nga pikëpamja shëndetësore, pa kurfarë relevance shkencore, ndërkaq me pasoja të vështira për mirëqenien e pacientes” thonë nga Këshilli.

Këshilli kërkon nga anëtarët e vet të refuzojnë t’i praktikojnë këto teste dhe të mos japin vërtetime të tilla nëse kërkohen prej tyre.

Mjekët përkujtojnë se këto teste nuk duhet të identifikohen me ekspertizat ndaj pacienteve viktima të dhunës seksuale, të cilat janë lloj tërësisht tjetër i hulumtimeve dhe duhet të zhvillohen në kushte të respektimit të viktimës nga ana e specialistëve mirë të trajnuar. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close