EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Belgjika i vazhdon masat rrigoroze deri më 3 maj

Qeveria e Belgjikës pasdite paralajmëroi se masat rrigoroze do të vazhdohen deri më 3 maj,  pas së cilës duhet të fillojë  lehtësimi gradual,  nëse situata atë e lejon, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 15 prill 2020 (MIA) – Qeveria e Belgjikës pasdite paralajmëroi se masat rrigoroze do të vazhdohen deri më 3 maj,  pas së cilës duhet të fillojë  lehtësimi gradual,  nëse situata atë e lejon, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Gjendja me pandeminë  ende nuk është  mjaft stabile që të hiqen masat e izolimit të popullatës,  ata të cilët mund të punojnë prej në shtëpi  do të duhet të vazhdojnë me atë,  të vazhdohet me distancë fizike shkollat mbesin të mbyllura, ndërsa rekomandohet mbajtja e maskave  kur është e mundur, por nuk është e obligueshme, të gjitha tubimet publike, festivalet dhe koncertet anulohen deri më 31 gusht”, deklaroi kryeministrja Sofi Vilmes.

“Askush nuk mund të tregojë se kur do të kthehemi  në jetën normale, rruga është e gjatë, ndërsa duhet të tregojmë durim dhe vendosmëri,  në horizont na pret  e ardhme më e mirë”, theksoi kryeministrja në konferencën e sotme për shtyp.

Këshilli i Sigurisë së Belgjikës sërish do të takohet  javën e ardhshme për të filluar  me bisedat rreth detajeve për heqjen e masave rrigoroze, si të organizohet  konkretisht dhe gradualisht  nga fillimi i muajit maj.

Ky proces do të jetë evolucionar dhe  i bazuar në të dhëna shkencore që të ngadalësohet përhapja e  virusit, gjithçka do të varet  nga rezultatet në terren dhe para se gjithash nga respektimi i shtyllave: distanca, testet, ndjekja dhe  rregullat e reja për vendet e punës, shtoi Vilmes.

Kjo konkretisht do të thotë edhe se institucionet ndërkombëtare dhe organizatat si BE dhe NATO, me seli në Bruksel, duhet gjithashtu t’i vazhdojnë masat rrigoroze.

Nga 3 Maji ideja është të fillojë të mendohet  për hapje të sërishme të shkollave dhe të restartohet  gradualisht ekonomia,  e cila është në ngecje nga fillimi i muajit Mars. Kryeministrja megjithatë refuzoi të tregojë  saktë çka dhe kur do të ndodh,  as në cilën fushë do të riaktivizohet  së pari ose cilat pjesë  të aktivitetit ekonomik do të jenë prioritare.

Në periudhën deri më 3 Maj, qytetarët duhet  të vazhdojnë t’i ndjekin  rekomandimet e njëjta,  në të kundërtën  vijojnë dënime të larta.

Megjithatë,  Qeveria vendosi të lejojë të hapen një numër i vogël i dyqaneve përveç atyre për ushqim dhe ilaçe, por numri i tyre është shumë i vogël dhe gjendja është larg  hapjes së përgjithshme të aktivitetit ekonomik në vend tani për tani.

Përveç kësaj, Qeveria vendosi të lejohet të vizitohen personat në shtëpitë  e pleqve,  që deri tani ishte rreptësisht e ndaluar. tm/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close