EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Belgjika e vazhdon izolimin deri më 18 prill më herët

Kryeministrja e Belgjikës, Sofi Ulmes, pas takimit të Këshillit të Sigurisë, paralajmëroi se qeveria solli vendim të vazhdohen masat e izolimit të popullsisë deri më 18 prill, me mundësi për vazhdim shtesë deri më tre maj nëse qetësohet pandemia deri atëherë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 27 prill 2020 (MIA) – Kryeministrja e Belgjikës, Sofi Ulmes, pas takimit të Këshillit të Sigurisë, paralajmëroi se qeveria solli vendim të vazhdohen masat e izolimit të popullsisë deri më 18 prill, me mundësi për vazhdim shtesë deri më tre maj nëse qetësohet pandemia deri atëherë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Kryeministrja pranoi se pasojat ekonomkie do të jenë të mëdha, por se në këtë moment prioritet kryesor është shëndeti publik.

Qeveria tha se që tani masat do të zbatohen më rreptësisht, me dënime më të mëdha të cilat do të jepen në vendngjarje për ata që i shkelin masat.

Belgjika ditëve të fundit shënon rritje të rëndësishme të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Sipas ekspertëve edhe pse Belgjika ende nuk e tejkaluar kapacitetet e saj lidhur me krevatet spitalore të kujdesit intensiv, rreziku është i madh kjo të ndodh gjatë javëve të ardhshme. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close