EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Belgjika do t’i ketë vaksinat e para kundër Kovid-19 deri në pranverë

Sipas mediave belge, dozat e para të vaksinave kundër Kovid-19 do të duhej të arrijnë në Belgjikë në mars, njoftoi korrespondentja e MIA- nga Brukseli.

Bruksel, 3 shtator 2020 (MIA) – Sipas mediave belge, dozat e para të vaksinave kundër Kovid-19 do të duhej të arrijnë në Belgjikë në mars, njoftoi korrespondentja e MIA- nga Brukseli.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë belge për ilaçe, Ksavie DeKejper, vaksinat duhet të jenë të qasshme për Belgjikën deri në pranverë, me siguri në mars të vitit 2021.

“Në bazë të të gjitha informatave, me të cilat disponoj, mund të them se në mars të vitit 2021 do të mund të kemi vaksinë të qasshme kundër Kovid-19 në Belgjikë, ky është afati real”, deklaroi DeKejper për mediat belge.

Drejtori vlerësimin e tij e bazon në informatat dhe negociatat që i udhëheq me prodhuesit e vaksinave.

Ai sqaron edhe se nuk do të mund të gjitha vendet në BE t’i marrin dozat e vaksinës në të njëjtën kohë, dhe pret që BE-ja të bëjë skemë të distribuimit. Sipas tij, furnizimi i parë do të duhej të përbëhet nga rreth 50 milionë vaksina, prej të cilave Belgjika do të merrte 1,2 milionë.

Kjo po ashtiu do të thotë se vendet nuk do të kenë mjaftë vaksina për tërë popullatën dhe se do të duhet të merren vendime për persona prioritarë.

“Diskutimi do të jetë i vështirë dhe do të ketë presion të madh nga të gjithë sektorët”, deklaroi drejtori i Agjencisë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close