0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Bëhen të ditura dyshet nga xhiroja e tretë kualifikuese për LK

Dje janë luajtur pesë revansh-duele të reja nga xhiroja e tretë kualifikuese e Ligës së kampionëve.

Beograd, 1 gusht 2019 (MIA) – Dje janë luajtur pesë revansh-duele të reja nga xhiroja e tretë kualifikuese e Ligës së kampionëve.

Më interesante ishte në Suedi, ku kampioni lokal AIK fitoi me 3:2 kundër Mariborit, por kjo u tregua si e pamjaftueshme dhe mysafirët vazhduan të avancojnë falë më shumë golave të shënuara në terren të huaj. Golin vendimtar për sllovenët e shënoi Aleksandru Kretsu në minutën e 117-të.

Crvena zvezda ka humbur 1:2 nga HIK Helsinki, por me rezultat të përgjithshëm 3:2, gjeti vend në raundin e ardhshëm.

Ishte e pasigurt në përplasjen mes Rosenborg dhe BATE Borisov. Norvegjezët fituan me rezultatin 2:0 me dy gola në pjesën e dytë dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 grumbulluan nga Bjellorusia.

Rezultatet, LK Xhiroja e dytë kualifikuese:

HIK Helsinki – Crvena zvezda 2:1 (0:0)
* Crvena zvezda shkon më tej pas një rezultati të përgjithshëm 3:2

Karabah – Dundalk 3:0 (1:0)
* Karabah shkon më tej me rezultat të përgjithshëm 4:1

Rosenborg – BATE Borisov 2:0 (0:0)
* Rosenborg shkon më tej me rezultat të përgjithshëm 3:0

FC Kopenhagë – TNS 1:0 (0:0)
* FK Kopenhagë shkon më tej me rezultat të përgjithshëm 3:0

AIK Stokholm – Maribor 3:2 pas vazhdimeve (1:0, 2:1)
* Maribor shkon më tej me rezultatin e përgjithshëm 4:4 për shkak të më shumë golave ​​në terren të huaj.

Të gjitha dyshet në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve:

CR Kluzh – Seltik
APOEL Nikozi – Karabah
PAOK – Ajaks
Dinamo (Zagreb) – Ferencvarosh
Crvena zvezda- FC Kopenhagë
Maribor – Rosenborg
Istanbul Bashakshehir – Olimpiakos
Krasnodar – Porto
Brizh – Dinamo Kiev
Bazel – LASK Linc. mb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close