0_Magazinë.PortalKorrespondentë BotëSkena

Bebe Rexha do t’i nënshtrohet një operacioni

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, bëri të ditur se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë. Ajo vuan nga sinuset e hundës dhe gjendja e saj është përkeqësuar dhe si pasojë edhe frymëmarrja e saj është vështirësuar.

Tiranë, 9 gusht 2020 (MIA) – Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, bëri të ditur se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë. Ajo vuan nga sinuset e hundës dhe gjendja e saj është përkeqësuar dhe si pasojë edhe frymëmarrja e saj është vështirësuar.

“Jam kaq e lodhur, dua vetëm të marr frymë nga hunda, kjo është ajo që dua. Dhe tani kam marr një infeksion të sinuseve prej 10 ditësh dhe jam thjesht e mbaruar”, u shpreh Bebe, njofton tvklan.al.

Bebe, më pas bëri të ditur se pas vizitës së kryer, ajo mori vesh se duhet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e sinuseve.

“Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinuseve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të hyj në operacion, për brendësinë e hundës sime sepse është devijuar dhe kjo është arsyeja pse kam marrë infeksion të sinuseve”, thekson ajo. vt/fab/

Таг
Back to top button
Close
Close