EvropëEvropë.Portal

BE-ja siguroi 30.000 doza Remdesivir për mjekim nga Kovid-19

Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane farmaceutike "Xhilid" (Gilead) për furnizim të ilaçit Vekluri, i njohur me emrin Remdesivir.

Bruksel, 29 korrik 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane farmaceutike “Xhilid” (Gilead) për furnizim të ilaçit Vekluri, i njohur me emrin Remdesivir.

Nga fillimi i gushtit, ilaçi do të jetë i qasshëm për 30.000 pacientë me simptoma të rënda të Kovid-19 në gjitha vendet anëtare të BE-së dhe Britani të Madhe,

KE njoftoi se për ilaçin do të ndahen 63 milionë euro. Dozat e furnizuara mjaftojnë për disa muajt e ardhshëm dhe se do të sigurohet shpërndarje e drejtë në nivel të BE-së.

Remdesiviri është medikamenti i parë për mjekim të koronavirusit të ri me leje në nivel të BE-së. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close