0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

BE-ja mori buxhet më të madh, por edhe shkurtime të programeve

Liderët e BE-së pas negociatave maratonë disaditëshe, në mëngjesin e sotëm arritën marrëveshje për buxhetin e përbashkët shumëvjeçar dhe fondin për rimëkëmbje.

Bruksel, 21 korrik 2020 (MIA) – Liderët e BE-së pas negociatave maratonë disaditëshe, në mëngjesin e sotëm arritën marrëveshje për buxhetin e përbashkët shumëvjeçar dhe fondin për rimëkëmbje.

Vlera  e përgjithshme e pakos për rimëkëmbje është 1.824  miliardë euro, prej të cilave 1.074 miliardë janë në suaza të buxhetit të përbashkët për periudhën nga viti 2021 deri në 2027-ën.

Fondi për rimëkëmbje i BE-së është 750 miliardë euro, ndërsa përbëhet nga 390 miliardë euro  ndihmë e pakthyeshme dhe 360 miliardë euro hua.

Ky fond do të financohet me  huamarrje të përbashkët të BE-së në tregjet botërore të kapitalit, ndërsa afati për shlyerjen e huas është fundi i vitit 2058.

Liderët e BE-së arritën marrëveshje pas negociatave maratonë që hynë në ditën e pestë.

Ky është samiti mi i gjatë në historinë e BE-së.

Marrëveshja përfundimtare parashikon edhe shpërndarje të mjeteve nga buxheti sipas fushave, duke filluar nga Fondi i Kohezionit, për të cilin është ndarë vlerë më e madhe prej 322 miliardë euro, përmes Fondit për Burime të Ripërtërishme dhe Mjedis të Jetesës  (240 miliardë euro), Tregut të Vetëm për Inovacione dhe Digjitalizim (132,7 miliardë euro(, Fondi për Migrim dhe Menaxhim me Kufijtë (22,6 miliardë euro), Mbrojtje dhe Siguri (13,1 miliardë euro, Administratë Publike (73,1 miliardë euro) dhe Fondi për Fqinjësi  dhe Botë (98,4 miliardë euro).

Në suaza të Fondit për Fqinjësi dhe Botë është edhe instrumenti për ndihmë parainkuadruese për vendet të cilat janë në proces të eurointegrimit, për çfarë në shtatë vitet e ardhshme janë dedikuar 12,5 miliardë euro.

Në periudhën paraprake buxhetore për Fondet IPA ishin ndarë 11,7 miliardë euro. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close