BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

BE-ja miratoi 130 milionë euro për ndërtim të qendrave të mbyllura për refugjatë dhe emigrantë në tre ishuj grekë

Komisioni evropian iu përgjigj pozitivisht dhe i miratoi ndihmë financiare Greqisë në vlerë prej 130 milionë eurove për ndërtimin e tre qendrave të mbyllura dhe të kontrolluara për refugjatë dhe emigrantë në ishujt grekë Samos, Leros dhe Kos, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 3 gusht 2020 (MIA) – Komisioni evropian iu përgjigj pozitivisht dhe i miratoi ndihmë financiare Greqisë në vlerë prej 130 milionë eurove për ndërtimin e tre qendrave të mbyllura dhe të kontrolluara për refugjatë dhe emigrantë në ishujt grekë Samos, Leros dhe Kos, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Komisioni evropian në shkresën drejtuar Ministrisë “i përshëndetë përpjekjet që po i bën Ministria për emigracion dhe azil për përballje me situatën me emigrantët në Greqi dhe tërësisht e njeh nevojën urgjente për këtë mbështetje financiare”, kumtojnë nga Ministria greke për emigracion.

Duke folur për çështjen e emigrantëve në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarë, zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas tha se gjatë katër muajve të kaluar për 93,12 për qind janë pakësuar vëalët e refugjatëve dhe emigrantëve në ishuj.

Në periudhën prill-korrik 2020 arritën 850 persona, përkundër 12.363 periudhën e njejtë në vitin e kaluar.

Në ishujt Hios, Kos dhe Leros në katër muajt e fundit nuk janë regjistruar arritje të reja, në Samos kanë arritur vetëm tetë persona, ndërsa në Lezbos ka pasur pakësim për 85 për qind.

Paralelisht, siç tha Pecas, vazhdon edhe transferimi i refugjatëve nga ishujt në pjesën kontinentale të vendit dhe për katër muaj ishin transferuar 11.295 persona, përkundër 3.186. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close