EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

BE-ja me tri porosi për Bjellorusinë

Bashkimi Evropian nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, deklaruan sot kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pas samitit të jashtëzakonshëm të BE-së për Bjellorusinë.

Bruksel, 19 gusht 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, deklaruan sot kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pas samitit të jashtëzakonshëm të BE-së për Bjellorusinë.

Mishelli tha edhe se BE-ja “shumë shpejtë” do të vendosë sanksione për një numër “të konsiderueshëm” të përfaqësuesve të regjimit bjellorus, të cilët kishin marrë pjesë në vjedhjen e votave dhe dhunës ndaj protestuesve.

“BE-ja është në anën e popullit të Bjellorusisë”, deklaroi Mishellli pas Samitit, duke shtuar se Unioni kërkon që të lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon del Lajen në Tuiter shkroi se Këshilli Evropian ka dërguar “tri porosi të fuqishme”.

“Ne i mbështesim bjellorusët të cilët duan liri themelore dhe demokraci; Ne do t’i sanksionojmë të gjithë përgjegjësit për dhunën, represionin dhe rezultat e rreme nga zgjedhjet; Ne do të mbështesim tranzicion të qetë demokratik në Bjellorusi”, shkroi Llajan në Tuiter.

Ajo pas përfundimit të Samitit deklaroi edhe se KE–ja do t’i shpërndajë 53 milionë euro të parapara për Qeverinë e Bjellorusisë për organizatat joqeveritare, viktimat nga represioni shtetëror dhe për ndihmë në luftën kundër Kovid-19. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close