0_Web_Ballina - SllajderEvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

BE-ja kërkon mënyrë që ta parandalojë ndikimin e dëmshëm të rrjeteve sociale ndaj demokracisë

Raporti i fundit i Qendrës së përbashkët hetues (QPH) të Komisionit Evropian (KE) tregon se shtyllat demokratike të BE-së janë "nën presion" të ndikimit të rrjeteve sociale ndaj qëndrimeve dhe sjelljeve politike, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 27 tetor 2020 (MIA) – Raporti i fundit i Qendrës së përbashkët hetues (QPH) të Komisionit Evropian (KE) tregon se shtyllat demokratike të BE-së janë “nën presion” të ndikimit të rrjeteve sociale ndaj qëndrimeve dhe sjelljeve politike, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Polarizimi i debateve politike nën ndikimin e algoritmeve të rrjeteve sociale i shqetëson autoritetet evropiane. Sipas hulumtimit më të ri të QPH-së, kjo e rrezikon karakterin demokratik të shoqërive evropiane si rrjetet sociale luajnë rol të rëndësishëm për dukshmëri më të madhe të grupeve të pakicës dhe të cenueshme.

Pothuajse gjysma e evropianëve i shfrytëzojnë çdo ditë rrjetet sociale, të cilat u bënë edhe burim kyç i informimit.

Sfida e parë është “ekonomia e vëmendjes”, që do të thotë se interesi ose vëmendja e shfrytëzuesit u shiten si prodhim kompanive private të cilat më pas bëjnë gjithçka për ta mbajtur vëmendjen duke shfrytëzuar algoritme me të cilat targetohen shfrytëzuesit. Dhe kështu, algoritmi në Jutjub, i cili i përzgjedh videot të cilat konsideron se do ta interesojnë shfrytëzuesin, paraqesin shtatëdhjetë për qind nga koha e shikimit të kaluar në këtë platformë. Sipas raportit ekzistojnë dëshmi se algoritmi i Jutjubit gjithnjë e më shumë ofron “përmbajtje ekstremiste”.

Ngjashëm është edhe me Fejsbukun, algoritmi i të cilit mund, në bazë të 300 “pëlqimeve” ta parashikojë personalitetin e shfrytëzuesit me “saktësi më të madhe nga vetë partneri jetësor të shfrytëzuesit”, theksohet në raport.

Kjo i shqetëson autorët e hulumtimit për shkak të asaj që ky mikrotargetim i Fejsbukut ka potencial “dukshëm” ta minojë diskusin demokratik.

Pika tjetër e presionit me teknikat e platformave sociale të cilat i inkurajojnë shfrytëzuesit që të përkushtohen dhe të ndajnë përmbajtje, për shkak se bëhet gjithnjë e më e rëndë për shfrytëzuesit që t’i lëshojnë rrjetet. Theksohet gjithashtu se onlajn shfrytëzuesit më shpesh nuk janë të njoftuar me të dhëna të cilat i gjenerojnë, prodhojnë dhe ndajnë, as që dinë se cilat të dhëna personale u mblidhen dhe ruhen.

Pika e tretë e cila shqetëson është që algoritmet të cilat e “zgjedhin” përmbajtjen që e shikon shfrytëzuesi janë aq të komplikuara që edhe vetë  informatikët kanë vështirësipër t’i sqaruar, që shkakton problem lidhur me transparencën dhe llogaridhënien.

Pika e katërt në listën e identifikuar në raport janë të ashtuquajturat “lajmet e rreme”. Sipas studimeve psikologjike, njerëzit kanë tendencë natyrore që të orientohen ndaj lajmeve negative. Në kombinim me algoritmet të cilat promovojnë angazhim dhe emocion të lartë, platformat dukshëm mund të kontribuojnë ndaj përhapjes së dezinformatave ose informacioneve jo të sakta.

Për Komisionin Evropian, gjetjet nga ky raport duhet të shërbejnë në krijimin e politikave të ardhshme në BE.

“Ky raport i karakterizon sfidat dhe jep dëshmi konkrete që të na ndihmojë t’i ndërmarrim hapat e drejta për mbrojtje të ardhmërisë pjesëmarrëse, demokratike në frymë të të gjithë qytetarëve evropianë”, deklaroi eurokomisarja për shkencë, Marija Gabriel. tm/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close