BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

BE-ja i ndau Shqipërisë 100 milionë euro

Në konferencën e donatorëve në Bruksel, kryetarja e Komisionit evropian Ursula fon der Lajen deklaroi se Bashkimi Evropian do t'i ndajë Shqipërisë 100 milionë euro, duke mos përfshirë edhe ato 15 milionë, të cilat i siguroi KE-ja.

Tiranë, 17 shkurt 2020 (MIA) – Në konferencën e donatorëve në Bruksel, kryetarja e Komisionit evropian Ursula fon der Lajen deklaroi se Bashkimi Evropian do t’i ndajë Shqipërisë 100 milionë euro, duke mos përfshirë edhe ato 15 milionë, të cilat i siguroi KE-ja.

“Dëgjuam fate tragjike, ky është rrëfim i dhembjes dhe rrëfim për shërim. Pjesëmarrja tregon se jemi në anën e juaj. Solidariteti ka shpëtuar jetë në këtë tragjedi në Shqipëri. Nevojat e Shqipërisë janë të mëdha dhe urgjente. Sot jemi këtu që t’i shohim dhe pranojmë obligimet tona ndaj popullit shqiptar. Së bashku duhet ta bëjmë Shqipërinë më të fuqishme!”, tha Lajen.

Paraprakisht , kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryetarja e KE-së, Lajen kanë nënshkruar dokument për grant prej 15 milionë eurove që KE-ja do t’ia ndajë Shqipërisë.

Në konferencën e donatorëve, që mbahet nën moton “Së bashku për Shqipërinë”, marrin pjesë përfaqësues të së paku 100 vendeve.

Siç kumtuan ambasadat e Britanisë së Madhe dhe të Suedisë në Tiranë, do të donojnë 5,6 milionë euro. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close