BallkanBallkan.Portal

BE-ja e gatshme të bisedojë për mbështetje të Turqisë rreth refugjatëve

 Bashkimi Evropian është i gatshëm të bisedojë për mbështetje të mëtutjeshme të Turqisë rreth refugjatëve sirian, deklaroi sot raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Turqinë, Naço Sançez Amor,  duke e përshkruar bashkëpunimin  në lidhje me atë çështje si kanal për normalizim të marrëdhënieve të ashpërsuara.

Stamboll, 24 janar 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian është i gatshëm të bisedojë për mbështetje të mëtutjeshme të Turqisë rreth refugjatëve sirian, deklaroi sot raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Turqinë, Naço Sançez Amor,  duke e përshkruar bashkëpunimin  në lidhje me atë çështje si kanal për normalizim të marrëdhënieve të ashpërsuara.

Turqia u dakordua me BE-në në vitin 2015 ta ndërprejë valën migruese në Evropë e cila erdhi nga Siria për shkak të luftës qytetare, ndërsa për kthim  të marrë mbështetje financiare për rreth 3,6 milion refugjatë të cilët gjenden në Turqi.

Marrëveshja,  sipas së cilës blloku evropian ka ndarë miliarda euro deri në fund të vitit të kaluar,  dukshëm e zvogëloi numrin e  refugjatëve sirian  të cilët  arrijnë në vendet evropiane.

Amor theksoi se marrëveshja ka pasur rezultate,  por kriza siriane e refugjatëve ende zgjat dhe mund të përkeqësohet. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close