EvropëEvropë.Portal

BE-ja e gatshme për bisedë me Britaninë

- Komisioni Evropian është i gatshëm që në javët në vazhdim të bisedojë me Britaninë e Madhe për Bregzitin, deklaroi sot zëdhënësi i KE-së.

Bruksel, 6 gusht 2019 (MIA) – Komisioni Evropian është i gatshëm që në javët në vazhdim të bisedojë me Britaninë e Madhe për Bregzitin, deklaroi sot zëdhënësi i KE-së.

Komisioni shpreson se do të shmanget dalja e Britanisë pa marrëveshje, por BE-ja është e gatshme edhe për një rezultat të tillë.

“KE-ja mbetet në dispozicion në javët në vazhdim nëse Mbretëria e Bashkuar dëshiron të bisedojë dhe ta sqarojë hollësisht pozicionin e saj”, theksoi zëdhënësi.

Marrëveshjen të cilën në nëntor të vitit të kaluar e nënshkruan Brukseli dhe ish kryeministrja britanike Thereza Mej, Parlamenti në Londër e refuzoi tri herë. fc/ 

Таг
Back to top button
Close
Close