0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

BE-ja do t’i fshijë Serbinë dhe Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta për shkak të rritjes së personave të rinj të infektuar me Kovid-19

Bashkimi Evropian do të heqë Serbinë dhe Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta për përfshirjen e SHBA-së në listë as nuk është biseduar, duke pasur parasysh rritjen e madhe të personave të infektuar me Kovid-19, lajmëruan mediat perëndimore duke iu referuar burimeve anonime.  

Bruksel, 14 korrik 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian do të heqë Serbinë dhe Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta për përfshirjen e SHBA-së në listë as nuk është biseduar, duke pasur parasysh rritjen e madhe të personave të infektuar me Kovid-19, lajmëruan mediat perëndimore duke iu referuar burimeve anonime.

Heqja e Malit të Zi dhe Serbisë nga lista e vendeve të sigurta është me propozim të kryesuesit me BE-në, Gjermanisë. Propozimi dje është mbështetur nga disa shtete, përfshirë Francën, Spanjën dhe Holandën.

Vendimi zyrtarisht duhet të konfirmohet në takimin e sotëm të diplomatëve të BE-së.

Lista është vetëm rekomandim. Të gjitha vendet-anëtare të BE-së nuk i zbatojnë dispozitat e saj.

Të dyja vendet ballkanike do të fshihen nga lista për shkak të rritjes së përhapjes së Kovid-19.

Vendet e BE-së kanë biseduar edhe për heqjen e Algjerisë dhe Marokut nga lista për shkak të rritjes së rasteve, por shumica janë kundërshtuar për këtë hap sepse numrat ende janë relativisht të ulëta.

Pas përjashtimit të Serbisë dhe Malit të Zi, 13 vende do të mbesin në listë – Algjeria, Australia, Kanadaja, Kina, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai. Edhe krahas kësaj që ndodhet në listën e vendeve të sigurta, udhëtimet nga Kina do të lejohen vetëm nëse autoritetet kineze lejojnë edhe vizitorë nga BE-ja. Kushti për reciprocitet nuk zbatohet nën rast të vendeve të tjera të theksuara. ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close