BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

BE-ja dhe OSBE-ja iu bënë thirrje partive politike shqiptare që t’i përfundojnë reformat zgedhore

- Eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim Oliver Varheji sot i porositi partitë politike shqiptare që ta përfundojnë reformën  zgjedhore, që është një nga kushtet për fillim të negociatave me BE-në.

Tiranë, 28 maj 2020 (MIA) – Eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim Oliver Varheji sot i porositi partitë politike shqiptare që ta përfundojnë reformën  zgjedhore, që është një nga kushtet për fillim të negociatave me BE-në.

Pas bisedës telefonike me liderin e forcës më të madhe opozitare, Partia Demokratike, Lulzim Basha, përmes një shkrimi në Tuiter, Varheji e përshëndeti vendimin e Bashës për përfshirje të opozitës në Këshillin Politik për Reforma Zgjedhore.

Gjithashtu, ai vlerësoi se është me rëndësi thelbësore Shqipëria në rrugën drejtë BE-së t’i përfundojë reformat pa shtyrje shtesë.

“Sot bisedova me Lulzim Bashën, duke e përshëndetur vazhdimin e punës ndërpartiake për reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejtë BE-së është me rëndësi thelbësore që kjo reformë e rëndësishme të përfundojë pa shtyrje të mëtutjeshme”, sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës nga marsi”, shkroi Varheji.

Edhe shefi i misionit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borhard, i uroi partitë politike për vazhdimin e dialogut për reformat zgjedhore dhe për marrëveshjet e arritura deri më tani në Këshillin Politik.

Përmes një kumtese, ai iu bëri thirrje të gjitha partive në Këshillin Politik për Reforma Zgjedhore të vazhdojnë në rrugën e gjetjes së kompromiseve konstruktive dhe t’i finalizojnë reformat zgjedhore për të mirën e Shqipërisë dhe aspiratave e saja për integrim.

Gjithashtu Borhard shton se ODIHR do të ofrojë mbështetje me qëllim rrumbullakimin e reformave deri më 31 maj. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close