EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

BE-ja dhe Kanadaja janë partnere në zgjidhjen e pasojave nga Kovid-19

- Shefat e diplomacisë së Bashkimit Evropian dhe të Kanadasë, Zhozep Borel dhe Fransoa Filip Shampanj sot e konfirmuan partneritetin strategjik dhe treguan për bashkëpunimin intensiv mes Brukselit dhe Otavës në zgjidhjen e pasojave politike, shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia me Kovid-19.

Bruksel, 14 prill 2020 (MIA) – Shefat e diplomacisë së Bashkimit Evropian dhe të Kanadasë, Zhozep Borel dhe Fransoa Filip Shampanj sot e konfirmuan partneritetin strategjik dhe treguan për bashkëpunimin intensiv mes Brukselit dhe Otavës në zgjidhjen e pasojave politike, shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia me Kovid-19.

“Kanadaja dhe BE-ja e theksojnë vlerën e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në moment kur të gjithë përballemi me pasoja të papara për shëndetin publik dhe ekonominë. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështetemi që të gjejmë zgjidhje nga kriza, ndërsa pastaj të vazhdojmë më tutje”, theksohet në kumtesën e përbashkët të Borel dhe Shampanj.

Borel dhe Shampanj gjithashtu theksuan se BE-ja dhe Kanadaja punojnë bashkë në mbajtjen e fluturimeve mes Evropës dhe Amerikës Veriore, që në situatë të krizës globale dhe masave të jashtëzakonshme iu mundëson qytetarëve që të kthehen në shtëpi.

“BE-ja dhe Kanadaja bashkë i mbështesin hulumtimet ndërkombëtare me qëllim të zhvillimit të vaksinës, terapisë dhe diagnostikës në luftë kundër virusit korona”, theksohet në kumtesën e përbashkët. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close