BallkanBallkan.Portal

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor po koordinohen në lidhje me emigrantët

- Zëdhënësi i Politikës së Jashtme të BE-së, Peter Stano deklaroi se kontaktet dhe koordinimi i Brukselit me vendet e Ballkanit Perëndimor nënkuptohen kur bëhet fjalë për përgjigjen e valës së re të emigrantëve të cilët po tentojnë të hynë në Evropë përmes Turqisë.

Bruksel, 2 mars 2020 (MIA) – Zëdhënësi i Politikës së Jashtme të BE-së, Peter Stano deklaroi se kontaktet dhe koordinimi i Brukselit me vendet e Ballkanit Perëndimor nënkuptohen kur bëhet fjalë për përgjigjen e valës së re të emigrantëve të cilët po tentojnë të hynë në Evropë përmes Turqisë.

“Jemi në kontakt dhe harmonizohemi me vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me ato që janë në proces të anëtarësimit”, tha Stano.

Ai përkujtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor ishin në mesin e të parave të cilat ishin prekur nga vala e refugjatëve në vitin 2015 dhe se prej atëherë e deri më sot është zhvilluar koordinim dhe bashkëpunim i mirë, dhe se vendet e rajonit rregullisht marrin mbështetje nga BE-ja.

Zëdhënësi i BE-së, gjithashtu, tha se ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së këtë javë do të takohen në Këshillin e jashtëzakonshëm në Bruksel që të bisedojnë për hapat e mëtutjeshëm të BE-së, para së gjitha në tentimet që të ndërpriten aksionet ushtarake në Sirinë veriperëndimore dhe çështja siriane të kthehet në tavolinën diplomatike nën kryesimin e KB-së. fc/ 

Таг
Back to top button
Close
Close