BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

BE-ja dërgon ndihmë për virusin korona në Mal të Zi dhe Kosovë

- Përmes mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, Sllovenia sot dërgon maska kirurgjike dhe mjete për dezinfektim në Mal të Zi dhe Kosovë, me kërkesë të tyre, bënë të ditur nga Bashkimi Evropian.

Bruksel , 3 shtator 2020 (MIA) – Përmes mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, Sllovenia sot dërgon maska kirurgjike dhe mjete për dezinfektim në Mal të Zi dhe Kosovë, me kërkesë të tyre, bënë të ditur nga Bashkimi Evropian.

Krahas këtyre mjeteve, BE-ja siguron edhe pajisje mbrojtëse përmes Austrisë dhe Estonisë për Malin e Zi, si dhe 37 mijë maska të dërguara më parë këtë vit, informoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Pandemia e virusit korona nuk ka përfunduar dhe BE-ja mbetet e përkushtuar që të ballafaqohet me të jashtë kufijve të saj. E falënderoj Slloveninë për ndihmën e e saj për Malin e Zi dhe Kosovën, ky është solidariteti i vërtetë evropian në aksion”, deklaroi Janez Lenarçiç, eurokomisar për ndihmë humanitare. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close