EvropëEvropë.Portal

BE-ja dërgon aeroplan për qytetarët e saj nga anija lundruese “Dajmon Princes”

Një aeroplan italian sonte do të niset pas shtetasve të BE-së, të cilët tani më dy javë janë në karantinë në anijen lundruese "Dajmond Princes", e bllokuar në qytetin japonez Jokohama.

Bruksel, 19 shkurt 2020 (MIA) – Një aeroplan italian sonte do të niset pas shtetasve të BE-së, të cilët tani më dy javë janë në karantinë në anijen lundruese “Dajmond Princes”, e bllokuar në qytetin japonez Jokohama.

Komisioni Evropian kumtoi se kthimi i qytetarëve të BE-së nga anija lundruese është i sigurt përmes Mekanizmit për mbrojtje civile.

Ekipi special mjekësor i BE-së tani më është nisur në Jokohama për t’u kryer kontrolle udhëtarëve, ndërsa në aeroplan do t’u lejohet të hipin vetëm atyre që janë negativë në Kovid-19 dhe të cilët nuk kanë asnjë simptomë të sëmundjes.

Pas kthimit në Evropë, udhëtarët nga anija lundruese do të vendosen në karantinë të re të cilën do ta organizojnë vendet-anëtare prej ku vijnë qytetarët, kumtoi Komisioni.

SHBA-ja tani më i ka evakuuar shtetasit e saj nga “Dajmond Princes”.

BE-ja tani më i ka kthyer qytetarët e saj nga Kina në Gjermani dhe Francë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close