EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

BE-ja arriti marrëveshje për blerjen e vaksinës nga “Sanofi” dhe nga “GSK”

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të blejë vaksinën e mundshme kundër Kovid-19 nga "Sanofi" dhe "GlaksoSmitKlajn" në një marrëveshje tjetër që synon sigurimin e furnizimeve, pasi afrohet afati i fundit për t'u bashkuar drejt programit Kovaks për qasje të barabartë në vaksinat.

Bruksel, 18 shtator 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian ka rënë dakord të blejë vaksinën e mundshme kundër Kovid-19 nga “Sanofi” dhe “GlaksoSmitKlajn” në një marrëveshje tjetër që synon sigurimin e furnizimeve, pasi afrohet afati i fundit për t’u bashkuar drejt programit Kovaks për qasje të barabartë në vaksinat.

Sipas marrëveshjes së arritur, BE-ja do të blejë deri në 300 milion doza nga gjigandët farmaceutikë britanikë dhe francezë, qëndron në njoftimin në Tuiter nga ana e Stella Kirijakides, komisionari evropian i Shëndetësisë.

“Sanofi” dhe “GlaksoSmitKllajn” shpresojnë që vaksina, për të cilën po punojnë së bashku, do të licencohet për përdorim në vitin e ardhshëm.

Kumtesa e sotme e konfirmoi njoftimin e këtyre dy kompanive nga 31 korriku. bs/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close