EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

BE: Është i nevojshëm koordinimi për trajtimin me koronavirusin

Ministrat e shëndetësisë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në  Bruksel e theksuan nevojën për koordinim më të mirë të masave për luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe treguan për problemet e mundshme në marrjen e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore nga Kina.

Bruksel, 13 shkurt 2020 (MIA) – Ministrat e shëndetësisë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në  Bruksel e theksuan nevojën për koordinim më të mirë të masave për luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe treguan për problemet e mundshme në marrjen e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore nga Kina.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh, caktoi sot një takim urgjent të ministrave të shëndetësisë nga të gjitha vendet anëtare për t’u koordinuar përgjigjja për kërcënimin nga koronavirusi.

“Evropa po mendon, Evropa po përgatitet dhe Evropa është e kujdesshme. Ne nuk pretendojmë se jemi absolutisht të sigurt, por jemi të kujdesshëm”, tha ministri Berosh pas takimit që ai e kryesoi.

Berosh shprehu kënaqësinë që takimi u organizua për një afat të shkurtër, duke theksuar se e konsideroi atë një sukses të diplomacisë kroate.

Në fund të takimit, ministrat miratuan njëzëri konkluzione me të cilat përshëndetet “përgjigjja efektive e BE-së ndaj sfidave që lindin nga shfaqja e koronavirusit dhe ju bëjnë thirrje të gjitha vendeve anëtare t’i marrin masat e nevojshme për forcimin e bashkëpunimit”.

Ata, gjithashtu i bënë thirrje Komisionit Evropian t’i shqyrtojë mënyrat për lehtësimin e hyrjes së shteteve anëtare deri në pajisje mbrojtëse personale dhe t’i vlerësojë ndikimet e kërcënimeve globale shëndetësore mbi disponueshmërisë së ilaçeve brenda BE-së. ls/ 

 

Таг
Back to top button
Close
Close