BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

BE e përshëndeti formimin e qeverisë së re të Kosovës

Bashkimi Evropian e uron qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti që u votua sot, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 3 qershor 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian e uron qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti që u votua sot, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Përfaqësuesi i Lartë i Punëve të Jashtme për BE-në, Zhosep Borrell dhe Komisari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhei i bënë thirrje qeverisë së re të kthehet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, si pjesë e një dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i BE-së për rajonin, Mirosllav Lajçak.

BE kujton që këto negociata janë “thelbësore” dhe “mënyra e vetme” që Kosova ta arrijë perspektivën e saj në BE.

“Ne dëshirojmë që Kosova të përparojë në rrugën evropiane, kjo do të kërkojë një përpjekje vendimtare për reformë për ta forcuar sundimin e ligjit, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik”, kumtoi BE.

Unioni premton se do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në ballafaqimin me pandeminë e Kovid-19. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close