Partitë politikePolitikë

BDI: Ne jemi NATO, faleminderit SHBA-së dhe 28 aleatëve

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO pas përfundimit të të gjitha procedurave të procesit të anëtarësimit.

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO pas përfundimit të të gjitha procedurave të procesit të anëtarësimit.

Arritjet e mëdha brenda kësaj jave kurorëzuan dy dekadat e veprimtarisë tonë kombëtare dhe politike, tashmë jemi anëtar fuqiplotë dhe i barabartë i NATOsë dhe kemi nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të nderuar qytetarë, Bashkimit Demokratik për Integrim është garantues i marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës dhe të fqinjësisë së mirë. Nuk do të lejojmë kthim prapa.

Vërtetë, proceset e barazisë dhe të integrimit u vonuan, por më në fund u realizuan për tu bërë të përhershme. Të gjitha të arriturat janë meritë e qytetarëve të vendit tonë. BDI i shpreh mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 28 vendeve aleate për përkrahjen e anëtarësimit tonë në NATO dhe vlerëson që ky është sukses i përbashkët i të gjithë neve.

E ardhmja e sigurt është përcaktim i qytetarëve dhe obligim i joni. ar/

Back to top button
Close
Close