0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikë

BDI: Shkarkimi i Arben Ziberit është për shkak të mbiemrit të tij

Shkarkimi i Drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik është një veprim i turpshëm i hakmarrjes politike dhe urrejtjes latente ndaj shqiptarëve.

Tetovë, 27 qershor 2020

Shkarkimi i Drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik është një veprim i turpshëm i hakmarrjes politike dhe urrejtjes latente ndaj shqiptarëve.

Arben Ziberi gjithmonë i ka shërbyer vendit dhe qytetarëve të tij me besnikëri dhe përkushtim dhe pa dyshim ka luajtur një rol të madh në menaxhimin e krizës së koronës. Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë vetëm lexonte ato qe Arben Ziberi i bënte, ai nuk pati skrupuj për mos të ndjekur urdhrat e LSDM-së për të shkarkuar punonjësin e tij për arsye të njëanshme.

Arsyeja e shkarkimit të tij është më se e qartë, pasi ajo ndodhi menjëherë pasi xhaxhai i Arben Ziberit pranoi të ishte kandidati për Kryeministër. Prekja e familjes së kandidatit të parë shqiptar për Kryeministër është një turp dhe një veprim i papranueshëm. Gjithashtu tregon mendësinë e partive maqedonase, që sipas tyre pushteti u takon vetëm maqedonasve dhe shqiptarët nuk kanë të drejtë ta kërkojnë Kryeministrin.

Shkarkimi është gjithashtu një veprim i qartë kundër lirisë së fjalës dhe një akt diskriminimi, pasi asnjë deri tani nuk u pushua kurrë nga qeveria për shprehjen e mendimit të tij në Facebook.

Pa gjykuar aspak mbi përmbajtjen e postimit të Ziberit, të gjithë e dinë se nëse kjo do të ishte arsyeja e vërtetë, gjysma e ministrave të LSDM-së, përfshirë ish-kryeministrin Zaev, do të duhej të ishin pushuar nga puna disa herë.

“Një shoqëri” nuk është më shumë se një parullë marketingu për LSDM-në. Pas fasadës, LSDM ende nuk është më mirë se paraardhësit e tyre duke mos
i pranuar ende parimet themelore demokratike si liria e fjalës, barazia dhe e drejta e etnive jo shumicë për të emëruar kandidatin e tyre për Kryeministër. Për qytetarët shqiptarë, por edhe për qytetarët e etnive të tjera, si dhe për maqedonasit me mendje të hapur, ky veprim i papranueshëm i LSDM-së është një arsye më shumë se pse ne kemi nevojë për Kryeministrin e parë shqiptar që të sjellë ndryshim real dhe barazi në Maqedoninë e Veriut. Qytetarët do të japin përgjigjen e tyre në fletëvotime.

Bashkimi Demokratik për Integrim 

______________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close