0_Maqedoni.PortalPartitë politikeTekste origjinale

BDI: Nuk mbulohet dielli me shoshën e ASH, jeta cilësore, zhvillimi, puna, rinia dhe vetingu janë fokusi jonë

Ish partneri jonë në Qeveri, fraksioni i PDSH-së së Menduh Thaçit, ASh, verbërisht po injoron të arriturat e mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. 

17 shkurt 2020 (MIA)
Ish partneri jonë në Qeveri, fraksioni i PDSH-së së Menduh Thaçit, ASh, verbërisht po injoron të arriturat e mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Mbi 25.000 administratorë shqiptarë, gjuhë e flamur zyrtare, dy universitete shqiptare, shkolla, spitale, kryetar kuvendi, kryetar gjykate supreme, kryetar i federatës së futbollit, NATO dhe BE si dhe shumë projekte të tjera të panumërta injorohen nga partitë që kanë program vetëm për të rrënuar BDI-në dhe për të rrënuar të gjitha tona.
Ka akoma punë për të bë dhe ne jemi të përkushtuar për ta vazhduar rrugën tonë për të arritura të mëtejme në vend në drejtim të zhvillimit, vendeve të punës për të gjithë, vetingut dhe drejtësisë joselektive, rinisë.
Ish partnerët tonë të koalicionit duhet të fokusohen në të arriturat dhe të lënë kritikat dhe sulmet, por të përqëndrohen në ofertë konkrete produktive.
Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët në vend presim qasje konstruktive dhe ofertë praktike me të menduar pozitiv.
Prandaj, BDI është e përqëndruar tërësisht në drejtim të cilësisë së jetës dhe përafrimit të standardit me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.
Bashkimi Demokratik për Integrim

__________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit

Back to top button
Close
Close