Partitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

BDI mbajti takime me banorët e fshatrave të Velesit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot ka mbajtur tubim qendror në fshatin Jabollçisht të Epërm të rajonit të Velesit.

Shkup, 7 korrik 2020 (MIA) – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot ka mbajtur tubim qendror në fshatin Jabollçisht të Epërm të rajonit të Velesit.

Aktiviteti zgjedhor ka filluar me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa pritja nga banorët ka qenë madhështore. Në tubim fjalim rasti ka mbajtur kandidati i BDI-së për Njësinë zgjedhore 3, Bekim Neziri, pastaj Arbër Ademi, kandidat në Njësinë zgjedhore 2, derisa aktivitetin e këtillë e kanë pasuruar me fjalimet e tyre edhe Elgefar Jusufi, Abdulselam Selami, Nefruz Çeliku, si dhe kandidati me nr 2 nga Jabollçishta, Sedat Ademi.

Ata kanë kërkuar mbështetje nga banorët për platformën e BDI-së që si moto ka kryeministrin shqiptar si dhe përkrahjen për kandidatin shqiptar për deputet, Bekim Neziri.

Para kësaj, kandidati i integristëve për deputet, Neziri, ka realizuar takim me banorët e Buzallakovës, ndërsa ka vizituar edhe shkollën e fshatit Kllukovec të Velesit.

“E veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qendrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas BDI-së dhe idesë për kryeministër shqiptar”, ka thënë Neziri në takimet e deritashme me banorët e kësaj ane.

Sipas Nezirit, madje ka ardhur koha që administrata shtetërore dhe institucionet publike të kenë përfaqësim të drejtë dhe adekuat ku shqiptarët do të jenë të punësuar të paktën 25%.

“Qytetarëve u duhen shërbime në gjuhën amtare dhe ky është synimi ynë pas marrjes së mandatit”, shton mes tjerash Neziri.

Madje, propozimi për kryeministrin e parë shqiptar dhe deputetin e parë shqiptar në njësinë e tretë zgjedhore, shton ai, “janë prioritet kryesor i BDI-së për mandatin e ardhshëm qeveritar”. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close