BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

BB: Ballkani Perëndimor pret rënie të madhe të ekonomisë, Maqedonia e Veriut me dëm më të vogël

Vendet nga Ballkani Perëndimor, si dhe ekonomitë e tjera botërore, do të goditen nga pasojat e Kovid-19. Ato këtë vit do përmbyten në recesion dhe mund të shënojnë rënie të bruto prodhimit të vendit me 11,3 për qind, njoftoi sot Banka Botërore (BB).

Uashington: 29 prill 2020 (MIA) – Vendet nga Ballkani Perëndimor, si dhe ekonomitë e tjera botërore, do të goditen nga pasojat e Kovid-19. Ato këtë vit do përmbyten në recesion dhe mund të shënojnë rënie të bruto prodhimit të vendit me 11,3 për qind, njoftoi sot Banka Botërore (BB).

Siç theksohet në raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore (RER), i cili përdor skenar të bazuar dhe të pafavorshëm, duke pasur parasysh pasigurinë e lartë të shkaktuar nga pandemia, rritja ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor është parashikuar të jetë negative dhe, me shumë siguri, do të lëvizë ndërmjet minus tre dhe minus 5,6 për qind. Rënia e tillë parashihet nën kusht që pandemia në Evropë të fillojë të ngadalsohet, që mund të nënkuptojë se masat kufizuese mund të hiqen deri në fund të qershorit, ndërsa rikuperimi mund të fillojë gradualisht në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Skenari i pafavorshëm parashikon vazhdimin e pandemisë dhe heqjen e masave për parandalimin e tij, vetëm në fund të gushtit, ndërsa rimëkëmbja ekonomike të fillojë në tremujorin e fundit të vitit 2020.

Sipas Bankës Botërore, Republika e Maqedonisë së Veriut do të pësojë dëmin më të vogël, me çka ekonomia vlerësohet me rënie prej 1,4 deri në 3,2 për qind.

Vlerësimet më të këqija janë për Kosovën, e cila në rast të skenarit të favorshëm pret rënie të BPV-së prej 4,5 për qind, ndërsa në rast të zhvillimit të pafavorshëm të gjendjes kjo rënie do të ishte 11,3 për qind.

Parashikime të ngjashme vlejnë edhe për Malin e Zi, në rast të ndaljes së shpejtë të përhapjes së koronavirusit, pret rënie ekonomike prej 5,6 për qind, ndërsa nëse pandemia vazhdon deri në fund të verës, rënia do të ishte deri më 8,9 për qind.

Njëjte lëvizin parashikimet edhe për Shqipërinë, ku është paraparë rënie të BPV-së prej pesë, në fakt 6,9 për qind.

Pak më mirë do të ishte në Bosnje dhe Hercegovinë, me normat e parashikuara të rënies prej 3,2 ,përkatësisht, 4,2 për qind. Serbia pret shkallë negative prej 2,5, përkatësisht 5,3 për qind.

“Megjithëse është e vështirë të parashikosh ndikimin ekonomik të pandemisë, nuk ka dyshim se e mbingarkon sistemin shëndetësor, e paralizon aktivitetin ekonomik dhe e kërcënon mirëqenien e njerëzve”, deklaroi Linda Van Gelder, drejtore e departamentit për vendet e Ballkanit Perëndimor pranë Bankës Botërore.

Rimëkëmbja nga pasojat e pandemisë Kovid-19 është e mundur në planin afatmesëm, por gjithçka do të varet nga kohëzgjatja e bllokadës, si dhe nga masat e marra nga autoritetet kompetente të shteteve të Ballkanit Perëndimor. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close