0_Maqedoni.PortalPartitë politikeVideo deklaratë

Bazar humanitar i LSDM-së, mjetet e mbledhura për familjet e pastreha në Vizbeg

Bazar humanitar sot u mbajt  në qarkun e selisë së LSDM-së, ndërsa mjetet e mbledhura do të destinohen  për familjet e pastreha në kapacitetet e përkujdesit  në Vizbeg dhe për qytetarët të cilëve u nevojitet ndihmë.

Shkup, 18 janar 2020 (MIA) – Bazar humanitar sot u mbajt  në qarkun e selisë së LSDM-së, ndërsa mjetet e mbledhura do të destinohen  për familjet e pastreha në kapacitetet e përkujdesit  në Vizbeg dhe për qytetarët të cilëve u nevojitet ndihmë.

“Solidariteti, humaniteti dhe  respektimi i ndërsjellë janë vlera bazë socialdemokrate në të cilat mbështetet veprimi jonë, puna dhe funksionimi si subjekt politik në vendin tonë. Prania juaj sot tregon se fuqishëm i mbështetni pikërisht këto vlera.  Me këtë ngjarje mundësojmë  përmes donacioneve tona, përmes dhurimit të solidarizuar, t’u ndihmojmë familjeve të pastreha të cilët janë akomoduar në kapacitetet e përkujdesit në Vizbeg,  por edhe deri te të gjithë bashkëqytetarët tanë të cilët janë drejtuar për ndihmë deri te të gjithë ne. Unë besoj se vlerat e tilla socialdemokrate me të vërtetë e dërgojnë  porosinë  e humanitetit, solidaritetit mbështetjes së ndërsjellë dhe respektimit deri te të gjithë qytetarët në vendin tonë”; theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në hapjen e bazarit.

Ai u bëri thirrje të gjithë bashkëpartiakëve të vazhdojnë në frymën e solidaritetit dhe humanitetit dhe të ndërtojnë  shoqëri korrekte të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Në bazar të pranishëm ishin bartësit e funksioneve publike të cilët me  blerje të prodhimeve nga stendat dhe dhurimit direkt  të mjeteve financiare  e dhanë kontributin e tyre humanitar. sa/

Хуманитарен базар СДСМ

Posted by MИА.mk on Сабота, 18 јануари 2020

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close