EvropëEvropë.Portal

Baskia: Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për valën e dytë të epidemisë

Qeveria rajonale e Baskias sot kumtoi se tani më nuk dyshon se përballet me valën e dytë të epidemisë së koronavirusit.

Madrid, 6 gusht 2020 (MIA) – Qeveria rajonale e Baskias sot kumtoi se tani më nuk dyshon se përballet me valën e dytë të epidemisë së koronavirusit.

Pasi sot u regjistruan 338 të infektuar të rinj, ministrja e Shëndetësisë, Nekane Murga sot u bëri thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm dhe i paralajmëroi të mos e nënvlerësojnë virusin, njofton “Gardian”.

“Nuk ka arsye për të menduar se virusi tani është më i dobët ose më pak vdekjeprurës”, ka thënë ajo, duke shtuar se virusi ka kapacitet të njëjtë që të përhapet dhe t’i infektojë njerëzit që këtë e kanë bërë në muajin mars.

“Çdo ditë infekton shumë njerëz dhe mund të vrasë”, tha ajo. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close