EvropëEvropë.Portal

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj tre kompanive për shkak të shitjes së armëve për Libinë

Bashkimi Evropian, dje vendosi sanksione ndaj tre kompanive të përfshira në shkeljen e embargos të KB-së për shitjen e armëve ndaj Libisë, ndërsa Turqia menjëherë e dënoi vendimin.

Bruksel, 22 shtator 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian, dje vendosi sanksione ndaj tre kompanive të përfshira në shkeljen e embargos të KB-së për shitjen e armëve ndaj Libisë, ndërsa Turqia menjëherë e dënoi vendimin.

Përveç kompanisë turke Avrasja Shiping, janë sanksionuar edhe dy të tjera, Med Vejv Shiping jordaneze dhe Sigma Ejrllajns kazake, thuhet në kumtesën e BE-së, duke shtuar se janë sanksionuar edhe dy libianë.

Vendimi është marrë të premten në nivelin e ambasadorëve dhe u miratua në takimin e djeshëm të ministrave të Punëve të Jashtme në Bruksel.

Dëshmi bindëse u prezantuan kundër kompanive dhe individëve të sanksionuar.

Mjetet e tyre në BE do të ngrihen dhe ata nuk do të jenë më në gjendje të punojnë me kompani të BE-së ose të hyjnë në tregjet financiare evropiane.

“Vendimi tregon se BE-ja po përdor strategjikisht regjimin e sanksioneve dhe është në gjendje t’i përgjigjet situatës në terren për të mbështetur procesin politik dhe për të parandaluar autorët e kaluar dhe të tanishëm të shkeljeve të reja”, thuhet në kumtesën e BE-së.

BE-ja po fillon operacionin detar “Irini” për të monitoruar respektimin e embargos së KB-së. Operacioni bëri të mundur “të dokumentohen” shkeljet e shumta turke të embargos, thonë diplomatët evropianë.

“Këto shkelje “minojnë procesin politik të ngritur për t’i dhënë fund konfliktit në Libi”, thanë ata në Bruksel.

Të gjitha dëshmitë e këtyre shkeljeve i janë dorëzuar KB-së, të cilët poashtu mund të vendosin sanksione.

Turqia menjëherë e dënoi vendimin.

“Në kohë kur po bëhen përpjekje për të ulur tensionet në pjesën lindore të Mesdheut, marrja e vendimit kaq të gabuar është vërtet për keqardhje”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, duke shtuar se iniciativa evropiane “nuk ka asnjë vlerë” në sytë e tyre.

Në Libi, Qeveria e Unitetit Kombëtar e njohur nga OKB-ja, me bazë në Tripol dhe gjenerali Kalifa Haftar, i cili kontrollon lindjen dhe jugun, po garojnë për pushtet.

E para mbështetet nga Turqia, e cila ka ushtrinë e saj atje dhe i dyti nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close