BotëBotë.Portal

Bashele: Në Siri vuajnë civilë edhe pavarësisht armëpushimit

Komisarja KB-së për të Drejtat e Njeriut, Mishel Bashele sot bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësisë në Idlib, duke theksuar se armëpushimi i fundit në Siri "përsëri nuk arriti t'i mbrojë civilët".

Gjenevë, 17 janar 2020 (MIA) – Komisarja KB-së për të Drejtat e Njeriut, Mishel Bashele sot bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësisë në Idlib, duke theksuar se armëpushimi i fundit në Siri “përsëri nuk arriti t’i mbrojë civilët”.

“Është e tmerrshme që civilët ende çdo ditë vuajnë nga sulmet raketore nga ajri dhe toka”, tha Bashele me rastin e armëpushimit që duhej të zbatohej pothuajse një javë më parë.

Rreth 350.000 sirianë, kryesisht gra dhe fëmijë, ikën nga ofensiva në provincën Idlib nga fillimi i dhjetorit dhe kërkuan strehim në zonat kufitare me Turqinë, kumtuan Kombet e Bashkuara. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close