BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Basha: Pseudo-padia e Ramës kundër Haradinajt, perversitetit i shëmtuar antikombëtar

Lideri i forcës më të madhe opozitare shqiptare, Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ashpër e kritikoi kryeministrin Edi Rama për akuzën kundër Ramush Haradinaj.

Tiranë, 17 janar 2020 (MIA) – Lideri i forcës më të madhe opozitare shqiptare, Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ashpër e kritikoi kryeministrin Edi Rama për akuzën kundër Ramush Haradinaj.

Në reagimin në Fejsbuk, Basha thotë se procedura pseudo-gjyqësore e Edi Ramës kundër kryeministrit të Kosovës është “një akt i ulët që i turpëron të gjithë Shqiptarët dhe si i tillë meriton refuzimin dhe revoltën legjitime”.

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar antikombëtar. Është turp që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”, shkroi Basha.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ngriti padi kundër kryeministrit të Kosovës në largim, Ramush Haradinaj. për shpifje. Rama padinë e dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Rama e padit Haradinajn në lidhje me deklaratat e tij për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Në padi përmenden disa emisione, në të cilat Haradinaj ka folur për këto tema dhe e ka akuzuar Ramën se së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e iniciuan idenë për shkëmbim të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës. ls/shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close