BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Basha e refuzoi ftesën e Ramës për takim në përbërje më të gjerë dhe e quajti hipokrite

- Lideri i forcës më të madhe opozitare shqiptare, Partia Demokratike, Lulzim Basha e refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e takimit në përbërje më të gjerë në të cilën do të bisedonin për integrimin evropian të vendit, informon korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Tiranë, 10 maj 2020 (MIA) – Lideri i forcës më të madhe opozitare shqiptare, Partia Demokratike, Lulzim Basha e refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e takimit në përbërje më të gjerë në të cilën do të bisedonin për integrimin evropian të vendit, informon korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Në një reagim në Fejsbuk, Basha ftesën e kryeministrit Rama e quajti hipokrite, duke e akuzuar se “nuk ka pasur sukses në integrimin, e tani dëshiron të maskohet me ftesa hipokrite”.

Sipas liderit kryesor opozitar, “këto janë mossukseset e Ramës të cilat për çdo ditë i varfërojnë njerëzit, e shkatërrojnë ekonominë dhe e largojnë vendin nga Evropa”.

“Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin evropian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre viteve kushtet janë shtuar nga 5, në 9 dhe tani janë 15 që duhen përmbushur. Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite”, shkroi Basha.

Reagimi i tij vjen pasi kryeministri Edi Rama tha se që të përmbushen kushtet e dhëna nga vendet e BE-së nevojitet konsensus politik dhe institucional.

Rama shfaqi gatishmëri që të ulet në takim me shefin e shtetit, liderin e opozitës dhe përfaqësues të institucioneve të tjera ” që të realizohen reformat të cilat i kërkon BE-ja me qëllim përshpejtimin e rrugës deri te familja evropiane”.

Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushte duke filluar që nga miratimi i reformës zgjedhore, kthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese, rezultate konkrete kundër krimit të organizuar. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close