0_Sport,PortalFutboll

Bartomeu: Patjetër duhet të rinovojmë kontratën e Mesit, ai më tha që dëshiron të përfundojë karrierën në Barcelonë

Kryetari i Barcelonës, ​​Josep Bartomeu ka folur për të ardhmen e kapitenit dhe lojtarit më të mirë të skuadrës, Lionel Mesi.

Barcelonë, 7 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i Barcelonës, ​​Josep Bartomeu ka folur për të ardhmen e kapitenit dhe lojtarit më të mirë të skuadrës, Lionel Mesi.

“Kontrata e tij skadon në vitin 2021. Ne nuk sqarojmë gjëra të tilla, por jemi të detyruar t’ia rinovojmë atë. Folëm për herë të fundit të shtunën. Bisedoj me lojtarët për të kuptuar se si janë, dhe ne ballafaqohemi me shumë probleme. Gjithashtu i inkurajoj ata, të them, të mos heqin dorë, i rikujtoj ata se janë në gjendje të garojnë. Shoh se Mesi është i qetë. Ai dëshiron të përfundojë karrierën e tij te Barca dhe ai më tha këtë”, kumtoi Bartomeu.

Më parë, kishte informacione që klubi katalanas dëshiron të ulë pagën e Mesit. Bartomeu e njoftoi lojtarin për këtë, ndërsa Mesi nuk është i kënaqur me këtë vendim. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close