0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Bartomeu: Mesi do ta përfundojë karrierën në Barcë për 3-4 vjet

Kryetari i Barcelonës, Pep Marija Bartomeu edhe njëherë shprehu siguri se ylli i madh i katalonasve, Lionel Mesi do ta përfundojë karrierën në "Kamp Nou". Sipas tij, kjo do të ndodh në 3-4 vitet e ardhshme. Muajt e fundit, argjentinasi tani më disa herë publikisht ka shprehur pakënaqësi nga disa hapa të ndërmarra nga udhëheqësia. Dhe kjo menjëherë shkaktoi spekulime për largimin e tij.

Barcelonë, 6 gusht 2020 (MIA) – Kryetari i Barcelonës, Pep Marija Bartomeu edhe njëherë shprehu siguri se ylli i madh i katalonasve, Lionel Mesi do ta përfundojë karrierën në “Kamp Nou”. Sipas tij, kjo do të ndodh në 3-4 vitet e ardhshme. Muajt e fundit, argjentinasi tani më disa herë publikisht ka shprehur pakënaqësi nga disa hapa të ndërmarra nga udhëheqësia. Dhe kjo menjëherë shkaktoi spekulime për largimin e tij.

Kontrata vijuese e Mesit është deri në verën e vitit 2021, por muajin e kaluar Baromeu njoftoi se pritet sërish të nënshkruajë shumë shpejtë.

“Nuk jam vetëm unë që e pohoj këtë. Vetë Mesi gjithashtu disa herë paralajmëroi se dëshiron t’i japë fund karrierës së tij profesionale në Barcelonë dhe ky është klubi i vetëm për të. Nuk dyshoj se kur do ta përfundojë karrierën – për 3-4 vjet, ajo do të jetë në Barcelonë. Mesi ishte shumë i qartë. Ai është këtu që nga fëmijëria. Ai e din si është të mbahen këto ngjyra dhe të jenë pjesë e historisë së klubit”, deklaroi Baromeu për “BeIN Sports”. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close